18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Prizreni nis festën për “DokuFest”

DokuFest XIII-ndrysho mos u mshefNjë ditë para hapjes zyrtare të ngjarjes më të madhe filmike në Kosovë, Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”, Prizreni si nikoqir është në atmosferën festive, përderisa në qytet janë shpalosur flamuj dhe materiale të tjera paralajmëruese dhe se aty-këtu afër objekteve historike tashmë shihen vizitorë të rinj, pjesëmarrës në këtë ngjarje kulturore, që zyrtarisht hapet mbrëmjen e së shtunës, më16 gusht.

Prizreni ka bërë përgatitjet e nevojshme për fillimin e edicionit të trembëdhjetë të “Dokufest”-it që nga shumëkush cilësohet si “limonadë ”, një lloj pije freskuese lokale e preferueshme shumë nga vendasit, gjatë sezonit veror kur temperaturat arrijnë deri në 39 gradë celsius.

Një buzëqeshje modeste dukej në fytyrën e Veton Nurkollarit, njërit nga drejtuesit e Festivalit, teksa rreth tij disa të rinj, të cilët lëviznin në punë për të bërë gati gjërat e planifikuara para fillimit të kësaj ngjarjeje kulturore.

Përfaqësuesja për media, Nita Dedaj, tha se Prizreni veq tashmë është në atmosferën “Dokufest”-it. “Kemi ndërtuar kinon te Kalaja dhe Kino-Lumin. Gjërat janë në përfundim. Ndërsa do të marrin pjesë mbi 200 mysafirë, artistë, njerëz nga vende të ndryshme të botës”, tha ajo.

Për një sistemim sa më mirë të pjesëmarrësve thonë se janë mobilizuar edhe lokalet hoteliere. Albert Gjonaj, menaxher në hotel “Centrum”, që ndodhet në qendër të Prizrenit, tha për “Zërin” se ka bërë gati 15 dhoma për të pritur mysafirët e “Dokufest”-it.

“Jemi përqendruar në kuzhinën tradicionale pa lënë anash edhe specialitet të huaja’, ka thënë ai. Ngjashëm rrëfejnë edhe pronarët e hotel “Prizreni”, hotel “Cleon” e pronarë të hoteleve të tjera të angazhuara për mysafirët.

Organizatorët thanë se pos në këto vende, mysafirët do të sistemohen edhe nëpër shtëpi private. “Kemi marrë dhoma me qira në 39 shtëpi të qytetit”, tha Deda.

Festivali mbahet nga 16 deri më 24 gusht dhe premton diçka për të gjithë. Një festival të filmit për fëmijë, ekspozita fotografie, punëtori informuese, shfaqje të dokumentarëve dhe filmave të shkurtë, DJ, ahengje dhe argëtim nëpër kafene.

Ermal Krasniqi, një i ri prizrenas tha se “DokuFest”-i po shndërron Prizrenin në një epiqendër gjatë verës, pasi që ky është një vendtakim për të gjithë në tërë rajonin.

”Përveç shfaqjeve të filmave, do të zhvillohen edhe ngjarje tjera të ndryshme si punëtori, ekspozita fotografike, kampe dhe koncerte. Pjesë e këtij edicioni do të jenë 237 filma nga 2.400 sosh sa kanë aplikuar. Ata vijnë nga vende të ndryshme, në gjashtë kategori garuese dhe 13 kategori speciale. Po ashtu, në kuadër të “Dokukids”, do të shfaqen edhe filma për fëmijë.

Ceremonisë së hapjes zyrtare i paraprinë ekspozita “Dokufoto” e autorit Donald VVeber, që hapet në rrugën e “Saraqëve”. Koordinuar nga fotografi kosovar Ferdi Limani, ekspozita “Barricade: The EuroMaidan Revolt” përmbledh portrete të njerëzve që Veber takoi në rrugë, një përmbledhje e kokteleve Molotov, që kanë qenë arma e zgjatur e protestuesve EuroMaidan në Kiev si dhe gjërat multi-milionëshe të presidentit, Yanukovich, të gjetura në rezidencën e tij luksoze në Mezhigirya.

Sipas programit të filmave të prezantuar në një katalog të përgatitur me shije, del se përmbajtja e filmave, që janë pjesë e edicionit të parë jubilar është e larmishme për nga historitë që rrëfejnë përmes personazheve nga më të ndryshmet.

Festivali ndërkombëtar i filmit, përveç organizatorëve të tij ka aktivizuar edhe institucione të tjera lokale, që të ndërmarrin aktivitete të ndryshme për të promovuar vlerat e qytetit të Prizrenit.

Drejtori Komunal për Zhvillim të Turizmit, Mesur Bytyqi, thotë se në këtë kontekst ciceronët do të jenë të gatshëm për prezantim të qytetit, në mënyrë që njerëzit e artit ta njohin sa më mirë edhe historinë dhe kulturën e këtij vendi.

Organizatorë e “Dokufest”-it presin që edhe sivjet një pjesë e publikut të jenë nga Prishtina e Tirana.

Organizimi i “Dokufest”-it mbështet materialisht nga Komuna e Prizrenit, Ministria e Kulturës së Kosovës, Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe një numër i donatorëve.

Kjo ngjarje kulturore për një javë do të rrisë edhe qarkullimin në Prizren, duke sjellë përfitime të mëdha për biznesin e këtushëm.

Më Shumë

U nderua Dr. Vlora Ukimeri

Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa”në Prizren, të mërkurën, ka mbajtur akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e dr. Vlora Ukimeri, neonatologe. Akademia përkujtimore...

ZKA: Komuna e Rahovecit nuk përfundoi punët sipas afateve kohore në nëntë kontrata

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Komuna e Rahovecit nuk i ka përfunduar sipas afateve kohore punët në nëntë kontrata publike. Në projektin “Trajtimi...

Lajmet e Fundit