23.9 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Edicioni i 53-të i ‘Takimeve të Gjeçovit’ mbahet të shtunën në Zym të Hasit

Edicioni i 53-të i ‘Takimeve të Gjeçovit’ do të mbahet  të shtunën  në Zym të Hasit.

Ky aktivitet kulturor, tashmë i njohur në kalendarin vjetor të Kosovës, është një homazh për jetën dhe veprën e At Shtjefën Gjeçovit, dhe këtë vit përkon me dy përvjetorë të rëndësishëm: 150 vjet nga lindja e tij dhe 160 vjet nga themelimi i shkollës së Zymit.

Takimet e sivjetme, organizuar nga Këshilli Organizativ nën drejtimin e Frrok Kristajt, përfshijnë një gamë të gjerë aktivitetesh kulturore e artistike.

Programi  fillon në ora 11:00 në Zym me “Ditët e Diasporës”, ku do të mbahet Festivali i Bukës dhe ekspozita e prodhimeve të furrtarëve.

Gjithashtu, do të organizohet një orë letrare në vendin e kurbetçarëve, duke pasqyruar jetën dhe kontributin e tyre.

Në pasditen e së premtes, aktivitetet do të zhvendosen në Prizren, ku në ora 16:00, te Keji i Lumbardhit, do të prezantohen dy kumtesa mbi veprën e At Shtjefën Gjeçovit, nga studiuesit Anton Berisha dhe Vlash Prendi.

Po ashtu, një orë letrare me pjesëmarrjen e krijuesve të ndryshëm do të sjellë një dimension artistik të veçantë.

Të shtunën, më 26 tetor, në ora 10:30 në Zym, do të zhvillohet manifestimi qendror, që do të nisë me përurimin e Shtëpisë së Kulturës dhe Bibliotekës së Zymit. Ndër aktivitetet kryesore do të jetë një fjalë kushtuar lumturimit të At Luigj Palit, një ekspozitë figurative nga Liman Cakaj, si dhe dorëzimi i çmimeve “Pena e Shtjefën Gjeçovit” dhe “Unaza e Katit”.

Manifestimi do të përmbyllet me një program kulturor dhe artistik, ku do të performojnë SHKA “Agimi”, studio e baletit “Mjellma” dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Katarina Josipi”.

Në këtë edicion pritet të marrin pjesë personalitete të rëndësishme, duke përfshirë kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, drejtorin e DKRS-së, Adem Morina, si dhe regjisorja e njohur shqiptare, Vera Grabocka, e cila do të nderohet me çmimet “At Shtjefën Gjeçovi” dhe “Unaza e Katit”.

Më Shumë

Refuzohet rregullorja për shpronësim në Suharekë, reagojnë ashpër ndërtuesit

Asambleja Komunale e Suharekës ka refuzuar për herë të dytë miratimin e rregullores për shpronësim, duke shkaktuar reagime të ashpra nga përfaqësues të kompanive...

50 vjet karrierë Menan Kiseri

Një nga grupet më të famshme të kohës së artë të rokut shqiptar, Menkis, po kremton sonte dekadën e pestë të daljes së parë...

Lajmet e Fundit