20.8 C
Prizren
E diel, 19 Shtator, 2021

Ekipi ushtarak-mjekësor italian viztoi spitalin e Prizrenit

Një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia i cili ka ardhur në Kosovë për të ndihmuar në luftën anti-COVID-19, të martën, ka qëndruar për gati 3 orë, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku janë takuar me drejtorin dhe menaxhmentin e spitalit dhe kanë vizituar pacientët me COVID-1i të shtrirë të repartin infektivë..

Ekipi ushtarak-mjekësor, i udhëhequr nga Dr. Cristian Benegamo, me ekipin Dr. Francesco Ricardiello, Rafaele Santomasimo dhe Davide Barletta është pritur nga drejtori ekzekutiv, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, me ekipin menaxherial drejtori mjekësor, Dr. Ali Hoti, Drejtori infermierisë, Msc. Bajram Vezaj dhe kryesuesi I Këshillit Profesional, Dr. Bali Gashi.

Dr. Cristian Benegamo udhëheqës i Ekipi ushtarak-mjekësor italian: “Ne kemi ardhur në Kosovë për të ndihmuar në në luftën anti-COVID me eksperiencat që kemi pasur në Itali. Ne vlerësojmë përpjekjet e institucioneve të Kosovës dhe spitaleve për masat e marra dhe uljen e numrit të infektuarëve. Nga eksperiencat tona, betejat fitohen në komunitet para se rastet të vijnë në spital. Për këtë duhet popullata vazhdimish të informohet për masat mbrojtëse dhe aplikimin e tyre, pavarësisht rënies së numrit të infektuarëve dhe njëkohësisht duhet të angazhohen të gjitha institucionet, jo vetëm spitalet. Ne si ekip nga Italia në Kosovë do të qëndrojmë për dy muaj dhe do të jemi në dispozicion për të ofruar asistencën tonë për çfardo lloj ndihme që kërkohet”-, tha Dr. Cristian Benegamo udhëheqës i Ekipi ushtarak-mjekësor Italian.

Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, drejtor ekzekutiv: “ Ne vlerësojmë ardhjen e juaj si ekip mjekësor për të na ndihmuar në luftën anti COVID. Njëkohësisht falënderojmë shtetin mik, Italinë, për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë dhe vazhdon të jep për Kosovën. Ne, ndoshta vetëm moralisht kemi qenë me ju në kohën kur Italia përballej me situatën e rëndë të pandemisë. Ardhja e juaj në Kosovë është është e një rëndësie të veçantë dhe një imput në punën dhe angazhim tonë të pandërprerë për të vazhduar luftën anti COVID dhe për të fituar këtë pandemi që ka prekur pothuaj se gjithë globin. Ne jemi spitali i parë rajonal, pas QKUK-së, që kemi filluar me trajtimin e rasteve pozitive me COVID-19 qysh në muajin prill. Pikun e kemi pasur më datën 14 gusht kur kemi pasur 105 pacientë, ndërsa në këto momente kemi 47 pacientë me COVID-19 që janë duke u trajtuar në spitalin tonë. Ne kemi marrë të gjitha masat e duhura, gjithnjë duke respektuar vendimet e MSH-së dhe rekomandimet e SHSKUK-së, IKSHP-së dhe OBSH-së. Ne do të vazhdojmë me angazhimin tonë dhe këtu duhet të falënderoj stafin menaxherial dhe gjithë punonjësit shëndetësore që me përkushtimin maskimal dhe pa asnjë hezitim kanë qenë afër dhe në shërbim të pacientëve me COVID-19:, pohoi drejtori akezutiv, Prof. Ass. Dr. Afrim, Avdaj, duke ofruar edhe statistikat për për të gjitha rastet e trajtuara.

Ekipi Italian i shoqëruar nga drejtori ekzekutiv kanë vizituara hapësirat e ndërtesës ku janë duke u trajtuar rastet me COVID-19, ndërsa nga afër bashkë me ekipin e infektologëve kanë viztuar edhe disa nga paciientët e shtrirë në repartin infektiv.

Më Shumë

Hajdari: Deri më 23 shtator presim të vaksinohen plotësisht punëtorët e Komunës së Prizrenit

Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo komunës, nga sot duhet të posedojnë certifikatën...

Luajtën bixhoz, Gjykata e Prizrenit dënon pesë persona

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari Fatmir Krasniqi) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve H.K., P.B., Sh.K., K.K., S.K., për shkak...

Policia shqiptoi mbi 1,400 gjoba për shkelësit e masave anti-COVID

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1,438 tiketa për shkelësit e masave anti-COVID në tërë...

Haskuka në konakun e dy kandidatëve për Kuvend të Prizrenit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, në kuadër të parafushatës zgjedhore, ka vizituar konakun e shtëpisë së dy kandidatëve për...

Suharekë: I dehuri detyron gruan dhe fëmijët të dalin nga shtëpia

Mbrëmë në Suharekë është arrestuar i dyshuari mashkull, i cili në gjendje të dehur kishte kanosur verbalisht dhe detyruar që të dilnin nga shtëpia...

Moti sot, diell dhe temperatura deri 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell. IHK njofton se deri të enjten parashihen kushte të qëndrueshme...

Osmani: Kishte mospajtim mes partive, nuk ka bazë për shtyrje të zgjedhjeve

Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për takimin që ka pasur me përfaqësuesit e subjekteve politike në lidhje me shtyrjen e...

Vajza nga Suhareka dyshohet se e ngacmoi profesorin dhe i kërkoi lidhje dashurie

Gjykata ka vendosur t’i caktojë mbrojtës sipas detyrës zyrtare të akuzuarës, A.A se ka ngacmuar profesorin e saj, B.B duke i shkuar edhe në...

Në ankand, kapela e lavdisë

Në forma të ndryshme, kapelat e Napoleon Bonapartit vërtiten sa në muze në shtëpitë e ankandit. Me rastin e 200-vjetorit të vdekjes, në njërën prej...

Dogana e Kosovës sekuestron mallra të falsifikuara të markave të njohura

Dogana e Kosovës njofton se ka sekuestruar mallra të falsifikuara të markave të njohura. Sipas Doganës, sasia e mallrave të asgjësuara është rreth 2 mijë...

Vdes 73-vjeçari pasi nuk kishte vend për t’u shtrirë në spitale

Një 73-vjeçar amerikan, Ray DeMonia vdiq pasi nuk pati asnjë shtrat të lirë në 43 spitale. Ai nuk po kërkonte trajtim për COVID-19, por kishte...

Lëndohet një polic në Prizren

Një polic ka marrë lëndime gjatë arrestimit të një të dyshuari në Prizren, raporton PrizrenPress Sipas njoftimit, polici ka marrë tretman mjekësor, derisa i dyshuari...

Aksident në Peqan të Suharekës, humb jetën një 22 vjeçar

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë mes një kamionete dhe një motoçiklisti rreth orës 22:15 në fshatin Peqan të Suharekës, ku ngasësi 22-vjeçar i...

Sondazhi i UBO Consulting: Bali Muharremaj fiton në Suharekë me 66.2% të votave

Kryetari i Suharekës dhe kandidati edhe për një mandat të ri, Bali Muharremaj, e ka publikuar një sondazh të bërë nga UBO Consulting, kompania...

19 të vdekur dhe 279 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 19 raste të vdekjes dhe 279  raste të reja me koronavirus.  Lajmin e ka bërë të ditur Ministria...

Muharremaj vendos që veturën zyrtare mos ta përdorë për fushatë zgjedhore

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka vendosur që automjetin zyrtar mos ta përdor më pas përfundimit të orarit të punës. Ndonëse i takon me kompetencë...

Lajmet e Fundit