9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Enver Hasani, Arsim Bajrami, Haki Demolli e Hajredin Kuçi kundër vendimit të Rektorit

Ramadan ZejnullahuKatër profesorë të Juridikut, me pozita të larta në hierarkinë shtetërore, e kanë kontestuar një vendim të rektorit Ramadan Zejnullahu, nëpërmjet të të cilit kthehen në “bashkëpunëtorë të jashtëm” profesorët që janë të zgjedhur apo të emëruar në ndonjë post publik apo menaxhues,shkruan sot Koha Ditore.

Vendimin e Zejnullahut e kanë gjykuar për antiligjor dhe antikushtetues.
Ankesa është firmosur nga Enver Hasani, kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Arsim Bajrami, ministër i Arsimit, Haki Demolli, ministër i Forcës së Sigurisë, si dhe Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë. Firmat i kanë vënë vetëm në kapacitetin e profesorit.

Të katërtit janë profesorë të rregullt në Juridik, gradë kjo më e larta akademike që jep Universiteti i Prishtinës.

“Gjendja, pozita dhe statusi i profesorëve të rregull nuk guxon dhe nuk mund të ndryshohet njëanshëm më akte individuale të organeve të Universitetit:, thuhet në ankesën që është përcjellë në Dekanatin e Juridikut, dhe përmes tij në Rektorat.

“Kjo paraqet cenim të parimeve kushtetuese mbi sundimin e ligjit dhe sigurinë juridike, si dhe cenim të drejtave kushtetuese mbi lirinë e artit dhe shkencës(neni 48 i Kushtetutës), mbrojtjen e pronës(neni 46 i Kushtetutës), si dhe të drejtën e punës dhe shtrimit të profesionit (neni 49 i Kushtetutës).

Më Shumë

Liria në shtëpi pret Dukagjinin

Në Prizren, Liria tashmë e dorëzuar e pret Dukagjinin e Klinës që synon fitore pas barazimit në xhiron e kaluar me Llapin. Vendasit nuk e...

Konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro në Suharekë, arrstohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë, kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër personave të...

Lajmet e Fundit