-0.2 C
Prizren
E premte, 27 Janar, 2023

Deputetët e LDK’së treguan shembull të keq

HakiRugova-ldk14Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova, ka vlerësuar se Isa Mustafës ka marrë përgjegjësi të madhe duke qenë në krye të Qeverisë së Kosovës.

Duke e pasur parasysh që shefi i tij nuk do ta ketë të lehtë të qeverisë vendin, Rugova ka thënë se do të jetë krah i tij në mënyrë që koalicioni PDK – LDK të ketë sukses.

“Unë kam besim në Isa Mustafën. Ai ka marrë një përgjegjësi të madhe dhe zoti i ndihmoftë! Por, le ta dinë se unë do të jem krah i tij që kjo qeveri të ketë sukses. Nuk më interesojnë emrat e ministrave dhe kombinimet që janë bërë, por më intereson dhe është e rëndësishme që qeveria në krye me Isa Mustafën t’u japë rezultatet e para. Jam i bindur se do të ketë sukses”, ka thënë Rugova në këtë intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka treguar se Mustafa është bërë kryeministër për interesa të qytetarëve e jo për interesa personale. Sipas Rugovës, qeveria e drejtuar nga LDK-ja do ta luftojë korrupsionin, do ta zhvillojë ekonominë si dhe do ta rrisë mirëqenien e qytetarëve.

“Po ashtu, jam i sigurt se kryeministri Isa Mustafa do t’i realizojë me përgjegjësi premtimet që i kemi dhënë, të cilat i përmendet edhe ju”, ka theksuar Rugova, duke shtuara se qeveria e drejtuar nga LDK-ja do të funksionojë mirë e mbarë.

Nënkryetari i LDK-së është shprehur i zhgënjyer me disa nga deputetët e kësaj partie të cilët votuan kundër Isa Mustafës që të bëhet kryeministër. Ai është i befasuar se si ata deputetë, të cilët kanë mundur të jenë e ardhmja e LDK-së, falimentuan qysh në nisje. Sipas Rugovës, reagimi i tyre ka qenë si rezultat i mospërfshirjes së tyre në kabinetin qeveritar.

“Është rast unik që mandatari i qeverisë Isa Mustafa nuk u votua në Kuvend nga disa deputetë të LDK-së. Ky është një shembull i keq. Edhe pse ata janë deklaruar se e duan Isën kryeministër, votuan kundër tij, duke u arsyetuar se janë kundër marrëveshjes me PDK-në. Jam ithtar i demokracisë së brendshme partiake, mirëpo vendimet e partisë duhen respektuar. I respektoj ata dhe mendimin e tyre të lirë, mirëpo nuk e respektoj hidhërimin apo zhgënjimin e tyre momental”, ka deklaruar Rugova.

Më Shumë

Sulmohet fizikisht një femër në Prizren, bëhet për spital

Një femër në Prizren ka pranuar tretman mjekësor. E njëjta është sulmuar fizikisht nga një person i cili është arrestuar nga policia. I dyshuari, pas intervistimit...

Brighton refuzon ofertën e parë të Chelsea-t për Caicedo-n

Chelsea-t i është refuzuar oferta e tyre e parë e transferimit prej 55 milionë funtesh për Moises Caicedo-n, shkruan The Athletic. Blutë kanë identifikuar mesfushorin...

Lajmet e Fundit