14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Eqrem Zenelaj promovoi në Shkodër librin për diplomacinë e Ismail Qemajlit

Eqrem ZenelajËshtë promovuar  në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës libri “Diplomacia e Ismail Kemal Bej Vlorës – Rivalitetet e brendshme në Shqipëri dhe rruga e Pavarësisë 1912/13? i prof. dr. Eqrem Zenelaj. Autori rreth një vit më parë promovoi monografinë “Gjenealogjia e familjes shqiptare Albani nga Urbino dhe Bergamo e Italisë – Papës Clementi XI – ALBANI”.

Në promovimin e librit te ri Zenelaj shoqërohej edhe një grup personalitetesh të botës akademike dhe studentësh nga Kosova. “Libri më i fundit i studiuesit Eqrem Zenelaj është një kontribut me vlerë të lartë shkencore, pasi vjen si rezultat i një pune të gjatë shkencore, me burime arkivore austro-hungareze, italiane dhe osmane”, u shpreh prof. dr. Artan Haxhi, Rektor i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Autori Zenelaj, gjatë fjalës së tij, ndër të tjera vuri në dukje disa elemente nga dokumente origjinale, që i paraqiten lexuesit për herë të parë si, “Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë në Durrës më 26-27 nëntor 1912”; “Memorandumi i Ismail Kemal Vlorës” i vitit 1903 dërguar Fuqive të Mëdha dhe Portës së Lartë, si dhe “Apeli politik kombëtar” i këtij patrioti, drejtuar parisë shqiptare nga Roma në vitin 1909. Ndërkohë, që një tjetër risi që shoqëron këtë botim është edhe zbulimi i pemës gjenealogjike të familjes Vlora.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe diskutimet e poetit dhe shkrimtarit, njëherazi dhe drejtor i Shtëpisë Botuese “Vatra”, Jonuz Fetahaj, zv/rektori i Universitetit Shtetëror të Kosovës, prof. dr. Muhamet Mala, si dhe dr. Elena Kocaqi (Levanti), historiane e njohur për raportet e Shqipërisë me Austrinë. Në CV-në e autorit Eqrem Zenelaj, aktualisht, ligjërues në Universitetin “FAMA” në Prishtinë dhe në Universitetin Mbretëror “ILIRIA”, deri më tani figurojnë të publikuar pesë libra me recensentë të njohur ndërkombëtarë të vendeve gjermanofone, ndërkohë që libri i promovuar dje në Shkodër është libri i tij i gjashtë. Ndërsa ekspozita e sotme “Shkodra me rrethinë, foto të viteve 1912-1917?, vjen pas tri ekspozitave të tjera të përmasave më të mëdha me dokumente dhe gravura të vjetra arkivore me rëndësi kombëtare, si ajo në Galerinë e Arteve të Kosovës me rastin e 540-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, tjetra në Muzeun Kombëtar të Kosovës me rastin e njëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, si dhe ajo në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës, ku ka paraqitur 240 gravura e dokumente të vjetra kombëtare me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Më Shumë

Rikthehen “Djemtë e Detit”

Grupi “Djemtë e Detit” janë rikthyer në skenën e muzikës shqiptare. “Djemtë e Detit” kanë rrëfyer në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH1 rikthimin e...

Mes arbëreshëve të Tarantos, toka që ka mirëprit shqiptarët

Një enklavë shqiptare në zemër të Salentos. Është një nga itineraret e sugjeruara në vëllimin ‘Salenta e madhe’ për t’u zbuluar. Një udhëtim i...

Lajmet e Fundit