7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Federata e Futbollit të Portugalisë do të paraqesë dëshmi në FIFA që Ronaldo e shënoi golin ndaj Uruguait

Portugalia e mposhti Uruguain me rezultat 2:0 të hënën mbrëma në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës.

Goli i parë i portugezëve u diskutua shumë, ku fillimisht u mendua që e shënoi Cristiano Ronaldo, por më pas goli u regjistrua në emër të Bruno Fernandes-it.

Gjithashtu edhe më vonë, zyrtarisht FIFA tha se goli i shënuar i takon Bruno-s së Mancehster United-it, pasi që Ronaldo nuk ia kishte ndryshuar kahjen topit, por nga pamjet shihet se ai e preku atë me maje të flokëve.

All this to please someone’s ego. This is all the evidence u need and it clearly shows that Ronaldo doesn’t get a touch on the ball. pic.twitter.com/cD2PIkG3wC — Kieran__02 #GlazersOut (@Kieran_C02) November 29, 2022

Megjithatë, duket se Federata e Futbollit të Portugalisë do të ofrojë dëshmi në FIFA se goli i takon Ronaldo-s, e jo Fernandes-it.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, federata portugeze do t’ia ofrojë këto dëshmi FIFA-s që goli të regjistrohet në emër të CR7.

Ndërkohë, Fernandes, në konferencën për media ka thënë që nuk ka rëndësi se kujt i regjistrohet ky gol, por rëndësia është që Portugalia ka vazhduar në 1/8-ën e finales.

 

“Nuk mendoj se ka rëndësi se kush e shënoi golin tani. Mendova që Ronaldo e preku, sepse ia pasova topin atij. Por me rëndësi është se ne fituam sonte kundër një kundërshtari të fortë”, tha Fernandes pas ndeshjes.

Ndërkaq, Ronaldo iu ankua gjyqtarit edhe në përfundim të ndeshjes, duke i bërë me gjeste se e kishte prekur topin me kokë.

Më Shumë

Divorci Besi-Xhensila? Habit avokati: Ata po ndahen për pasuritë e Ilir Metës, kanë vila e prona miliona euro

Avokat Idajet Beqiri teksa ka komentuar ndryshimin e stilit të jetesës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se edhe aktori...

Mjekët shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me Evan Ndicka

Deklarata e Roma-s ka bërë të qartë se Evan Ndicka nuk kishte ndonjë patologji kardiake, ndaj dhimbjet e gjoksit dhe vështirësitë në frymëmarrje i...

Lajmet e Fundit