21.8 C
Prizren
E martë, 16 Gusht, 2022

Festivali i muzikës mesjetare shqiptare

Festivali i muzikës mesjetare shqiptareMuzikantë dhe studiues shqiptarë organizuan këto ditë në Durrës një festival mbi historinë e muzikës mesjetare shqiptare. Për afro një javë instrumentistë dhe këngetarë nga Shqipëria, Kosova, Franca, Spanja dhe Italia luajtën për herë të parë pjesë të kompozitorëve të njohur shqiptarë Jan Kukuzeli, dhe Gjergj Lapacaja. Festivali u zhvendos cdo natë në skena të amfiteatrove, kishave, shkollave dhe shesheve të qytetit të lashtë bregdetar.

Një grup muzikantësh shqiptarë, të shoqëruar prej kolegëve të tyre nga Spanja, Franca dhe Hollanda, sapo kanë përfunduar në Durrës festivalin “Netët e muzikës klasike”, i cili iu kushtua historisë së muzikës shqiptare. Në qendër të spektakleve muzikore për një javë ishte krijimtaria e dy autorëve të hershëm shqiptarë me origjinë nga Durrësi Jan Kukuzeli dhe Gjergj Danush Lapacaja. Ky edicion i gjashtë i bienales u zhvillua rreth temës Durrësi: 700 vjet muzikë; nga Kukuzeli në ditët e sotme”, transmeton VOA.

Në këto koncerte mori pjesë Orkestra e harqeve “Aleksandër Moisiu”, shtatë artistë durrsakë që punojnë në Shqipëri dhe në Europë dhe kori i Filarmonisë së Kosovës, me solistët Adelina Paloja, Riad Ymeri, Misbah Kaçamaku. Ata intepretuan, mes të tjerave, dy nga ariet e Jan Kukuzelit si edhe “Kukuzeljanën” e kompozuar nga dirigjenti Rafet Rudi.

Muzika mesjetare shqiptare surprizoi admiruesit e arteve me disa pjesë që vinin për herë të parë në Shqipëri, si “Antifonari” i kompozuar nga Gjergj Lapacaja në vitin 1532. Krahas kompozimeve të rralla të Kukuzelit dhe Lapacajas, festivali tërhoqi vëmendjen për nivelin e lartë profesional dhe përkushtimin e artistëve, ndërsa zhvendosej çdo mbrëmje nga amfiteatri antik, në kisha shkolla dhe sheshe publike.

Gjatë koncerteve u publikuan edhe studime mbi Jan Kukuzelin dhe Durrësin në mesjetën e hershme, si edhe punën 35 vjecare në muzikë dhe matematikë të Gjergj Danush Lapacajas. Lapacaja ishte një nga personalitetet shkencore më të njohura në perëndimin mesjetar, ku u ribotua për më shumë se 250 vjet një nga traktatet e matematikës shkruar prej tij në vitin 1542.

“Netët e muzikës klasike” zhvillohen prej 10 vjetësh në Durrës, falë pasionit dhe angazhimit të pandërprerë të artistëve shqiptarë, të cilët kthehen vazhdimisht në vendlindje nga Europa për të dhënë koncertet e tyre.

Më Shumë

Ancelotti jep lajmin e hidhur: Kapitulli im i fundit është Reali

Në një intervistë me gazetën italiane “Il Messaggero”, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, tregon se ka vendosur se kur do të vjen koha...

Rexhaj i VV-së: Le të paguajë KEDS, në fund të fundit për këtë dhe e ka kontratën

Deputeti Arbër Rexhaj i VV’së ka bërë përgjegjës kompaninë KEDS për situatën e krijjuar me reduktime pasi e ndaluan importin për shkak të çmimeve...

Lajmet e Fundit