0.8 C
Prizren
E premte, 3 Shkurt, 2023

KZQ-ja (s’)është nën presion për simbolet

Zgjedhjet-ksÇështja e simboleve në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, ka krijuar plasaritjet e para përbrenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Njëri nga anëtarët e këtij Komisioni, Fadil Maloku nga Aleanca Kosova e Re, thotë se presioni mbi të, që të pajtohet me heqjen e simboleve të shtetit nga fletëvotimet, po i kushtojnë atij me largimin nga KQZ-ja.Kjo kërkesë Qeverisë së Kosovës i është parashtruar nga Beogradi si kusht për daljen e serbëve veriorë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Por, partia që e ka deleguar atë, AKR-ja, si dhe Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, thonë se nuk janë duke ushtruar kurrfarë presioni mbi Malokun. Sidoqoftë, Maloku thotë se presionet atij i vijnë si nga vija e partisë, ashtu edhe nga KQZ-ja.

“Ka presione, por e kam thënë edhe më herët se nuk do të bie pre e këtyre presioneve dhe politikës, ngaqë e konsideroj se KQZ-ja është institucion i pavarur, ashtu është përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës dhe ashtu do të mbetet”, ka deklaruar Maloku. Përmes një komunikate, AKR u është drejtuar medieve duke potencuar se nuk ka bërë asnjë presion ndaj Malokut dhe ka paralajmëruar shkarkimin e tij nga KQZ-ja.

Kurse, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e ka mohuar se i ka bërë ndonjëherë ndonjë lloj presioni Malokut apo cilitdo anëtar të këtij organi. Aq më pak në lidhje me çështjet e simboleve apo logos shtetërore te materiali zgjedhor. “Nuk e kam diskutuar me asnjë anëtar çështjen e logos, e aq më pak që kam bërë presion mbi ndonjë anëtar të KQZ-së. Pra, e them me përgjegjësi të plotë që asnjëherë as nuk është diskutuar kjo çështje, e aq më pak që kemi diskutuar këtë me Fadil Malokun”, ka deklaruar Daka. Një anëtar tjetër i KQZ-së, që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi, thotë se mbi të askush nuk ka ushtruar deri më sot ndonjë presion lidhur me çështjen e heqjes së simboleve nga fletëvotimet.

“Asnjë lloj presioni, asnjë kërkesë dhe biseda rreth kësaj çështjeje nuk kam pasur deri në këtë moment”, ka thënë Dushi. Kërkesa për heqjen e simboleve shtetërore të Kosovës nga fletëvotimet dhe materialet tjera zgjedhore, është parashtruar nga Serbia dhe lidhet me zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit të arritur në dialogun Prishtinë – Beograd, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Zyrtarët nga qeveria serbe kanë parashtruar këtë kërkesë si kusht për daljen e serbëve verior në zgjedhjet e 3 nëntorit. Sipas tyre, logot dhe simbolet e shtetit të Kosovës nuk mund të jenë në materialet zgjedhore, pasi që Marrëveshja e Brukselit është neutrale në raport me statusin e Kosovës.(rel)

Më Shumë

“Të gjithë miqtë e mi vdiqën atje” – adoleshentja ukrainase rrëfen tmerret që ka përjetuar në Mariupol

Adoleshentja ukrainase ka treguar disa histori të tmerrshme që kishte kaluar në qytetin jugor të Mariupolit, kur ishte nën sulmet e ashpra ruse. Në një...

Rexhaj: Si mund të kërkohet Asociacion pa shpërbërje të strukturave kriminale në veri

Arber Rexhaj, deputet i Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur pak për Asociacionin. Rexhaj përmes një statusi në rrjetet sociale shkroi se gjatë këtyre dy...

Lajmet e Fundit