3.8 C
Prizren
E martë, 28 Mars, 2023

Fillon me këngë fushata për të rritur ndërgjegjësimin kundër dhunës në baza gjinore

Për të shënuar 16 Ditë të Aktivizmit, UNDP, UN Women dhe UNFPA prodhuan një këngë për të rritur ndërgjegjësimin dhe të ngrisin zërin kundër dhunës në baza gjinore në Kosovë.

Kënga u mundësua përmes bashkëpunimit shumë të suksesshëm me Vlora Konushevcin (tekstshkruese), Edon Ramadanin (kompozitor), dhe Denik Prizrenin (këngëtar) që këtë këngë e përgatitën në baza vullnetare (pro bono).

16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës në Baza Gjinore është një fushatë ndërkombëtare që mbahet çdo vit nga 25 nëntori, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, deri më 10 dhjetor, Dita e të Drejtave të Njeriut.

Këtë vit, nën ombrellën e fushatës së Barazisë së Gjeneratës që shënon 25 vjetorin e Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim, fushata UNiTE po u bën thirrje njerëzve nga të gjitha sferat e jetës të bëhen më të vetëdijshëm dhe të marrin një qëndrim kundër kulturës së përhapur të përdhunimit që na rrethon.

Më Shumë

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar katër raste të dhunës në familje. Kështu bëhet e ditur...

Shtrenjtohet rryma për 14 për qind

Rryma do të shtrenjtohet për 14 për qind. Kështu ka vendosur bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, në mbledhjen e mbajtur të enjten. Tarifat e...

Lajmet e Fundit