24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Finalja e tenisit në Paris, Nadal deklason Gjokoviqin

Ka përfunduar finalja e Roland Garrosit në Paris, me një spektakël të dhuruar nga Rafael Nadal.

Spanjolli mundi serbin Novak Gjokoviq, duke e demoluar 3-0 në sete.

Për më tepër në setin e parë Nadal bëri një super shfaqje, duke e mbyllur 6-0.

Edhe në të dytin Gjokoviq nuk mundi të bëj asgjë, duke humbur 6-2. I vetmi set pak më interesant ishte i treti, por që sërish i takoi “mbretit të dheut”, që e mbylli 7-5.

Pas këtij triumfi, Nadal e ka barazuar Roger Federerin me trofe të rëndësishëm, në 20 me 20, ndërkaq Gjokoviq ka mbetur në 17.

Ndryshe, në turneun e Parisit, Nadal ka gjithsejtë 13 triumfe, ndërkaq vetëm 2 herë ka humbur.

Më Shumë

Mot me diell, temperaturat arrijnë deri 35°C

Moti për sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C,...

Suso kthehet në shtëpi – Liria rikthen një figurë emblematike

Liria ka zyrtarizuar rikthimin e mesfushorit Fitim Susuri, një prej figurave më të njohura të skuadrës prizrenase ndër vite. Në njoftimin e bërë publik nga...

Lajmet e Fundit