Malishevë: Nesër hapen shkollat në Kijevë dhe Damanek

Që nga dita e nesërme do të hapen dy shkollat në Damanek dhe në Kijevë të Malishevës.

Kështu vendosi sot Task-Forca komunale për arsim në takimin e mbajtur sot pasdite, njofton Klan Kosova

Deri te ky vendim ka ardhur, pasi është konfirmuar nga IKSHPK se i tërë stafi i mësimdhënësve ka rezultuar negativë, ndërsa edhe nxënësit, përjashtuar dy raste, kanë rezultuar negativë.

Bazuar në të dhënat zyrtare të komunikimit me IKSHPK, nga 178 teste të realizuara me stafin e mësimdhënësve dhe nxënësve në shkollën e Damanekut, vetëm dy raste kanë rezultuar pozitiv me covid-19 dhe të dy rastet janë izoluar.

Situata me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është e menaxhueshme, ndërsa gjendja e përgjithshme është kjo: Nga 256 raste të regjistruara me COVID-19, deri më sot janë shëruar 223 persona, 24 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv me COVID-19 janë nëntë persona.

Më Shumë

Tenton të godasë policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në fshatin Serbicë e Poshtme të Prizrenit. Sipas raportit policor, i...

Selmanaj: LDK në Prizren vazhdon mobilizimin për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se është zhvilluar një takim i përbashkët me kandidatët për deputetë nga Dega e LDK-së...

Lajmet e Fundit