Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti në takim delegacionin e senatorëve Francez, që njëherit formojnë Grupin e Miqësisë në mes të Francës dhe Ballkanit Përëndimor. Ky delegacion ishte i përbërë nga Patrice Gelard, Jean Pierre Michel, Senatorë si dhe Sebastien Richard, Administrator Parlamentar.
Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve; subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe në veçanti avancimin e perspektivës Evropiane të Kosovës.
Ministrja Çitaku informoi delegacionion mbi progresin në fushat e identifikuara në Studimin e Fizibilitetit, për fillimin e negocimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim si dhe për marrëveshjen me Republikën e Sërbisë të arritur me 19 Prill në Bruksel.
“Ne duhet të punojmë shumë në mënyrë që të implementojme këtë marrëveshje historike, ngase kjo marrëveshje ka hapur një kapitull të ri në Ballkan dhe shpresojmë që impakti të jetë pozitiv jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë por për të gjitha vendet e rajonit. Në të njejtën kohë Kosova do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm i promovimit dhe sensibilizimit të vlerave të përbashkëta Europiane”, tha ajo.
Në emër të delegacionit, Senatori Gelard përgëzoi Ministren për arritjen e marrëveshjes me Serbine si dhe për të arriturat e Kosovës në përgjithësi.
“Franca i gëzohet arritjes së akordit në mes te Kosovës dhe Serbisë dhe është e gatshme që të ndihmojë në implementimin e mëtutjeshëm të kësaj marrëveshje, e jo vetëm këtë por Franca vazhdon të përkrahë Kosovën në rrugën e saj të gjatë port ë sigurt drejt BE-së. Roli konstruktiv i Kosovës është për tu përshëndetur dhe Kosova duhet të vazhdojë të shërbejë si shembulli pozitiv që është”, theksoi Senatori Gelard./PrizrenPress.com/