36.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Francë, 91-vjeçari vdes në spital pasi kishte pritur 3 ditë për shtrat të lirë

Një pacient 91-vjeçar ndërroi jetë në rajonin Grenoble të Francës, i cili për 3 ditë priti shtrat të lirë në urgjencë.

 

Duke folur për median “France Bleu”, menaxheri i Emergjencave të spitalit, Marc Blancher tha se kriza e shtretërve po vazhdon prej kohësh. Lidhur me vdekjen e pacientit.

“Çnjerëzore. Ka ditë të tëra që ka situatë katastrofike në spital”, tha Blancher.

Ai theksoi se pacientët nuk pranohen më në disa shërbime si psikiatria dhe geriatria për shkak të krizës që po vazhdon prej kohësh në urgjencë.

Blancher tha se edhe stafi i spitalit “është rraskapitur” përballë vdekjeve, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Sipas shtypit francez, që nga dhjetori tre persona kanë vdekur në të njëjtin spital teksa prisnin në radhë për shtretër. Trupi i njërit prej pacientëve të vdekur është gjetur në tualetin e spitalit.

Më tej thuhet se pacientët që nuk pranohen me shoqërues për shkak të kufizimeve të vendosura që nga pandemia e COVID-19 dhe që presin vetëm në radhë vdesin nga “indiferenca”.

 

Më Shumë

Kastrati: Viti 2026 do të jetë vit i përkushtimit për urbanizimin e fshatrave

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka marrë pjesë në dëgjimet publike në vendbanime për hartimin e buxhetit për vitin 2026. Ai ka theksuar...

Në Malishevë ka nis fushata e korrje-shirjeve me rendimente të kënaqshme

Në territorin e Komunës së Malishevës ka nisur fushata e korrje-shirjeve të grurit, e cila po zhvillohet me rendimente të larta sipas të dhënave...

Lajmet e Fundit