8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Georgina Rodriguez: Jeta si e famshme nuk është pa të meta, më mungojnë blerjet në supermarket

Gruaja e futbollistit, Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, e ka pranuar se fama ka anën e saj negative dhe se asaj i mungon të bëjë pazar në supermarket me burrin e saj, yllin e Manchester United.

27-vjeçarja është kthyer nga një emër i panjohur jashtë rrethit të saj të familjes dhe miqve në një emër me reputacion, që numëron afro 30 milionë ndjekës në Instagram, dhe miliona të tjerë në mediat sociale.

Por Rodriguez duke u rrëfyer në një intervistë për një gazetë spanjolle ka thënë se “jeta si e famshme nuk është pa të meta”.

Georgina, e pyetur se si e përballoi kamerat jashtë derës së saj dhe efektin që fama kishte në jetën e saj të përditshme, tha për të përditshmen, El Mundo, se – “Kjo është pjesa që më duket më e vështirë dhe më mungon më shumë nga e kaluara”.

Georgina Rodriguez.

“Gjëra të tilla si dëshira për të shkuar në një dyqan apo supermarket siç shoh shumë çifte që bëjnë. Nganjëherë mendoj se kemi shumë gjëra të mira, por është e vështirë të mos shkosh në një kafene të këndit, gjithmonë të duhet të shkosh në restorante të organizuar mirë që njerëzit të mos të shqetësojnë”, ka shtuar Georgina.

Kanë kaluar pesë vjet e gjysmë që kur ajo u takua me sulmuesin e Manchester United, Cristiano Ronaldon.

Bukuroshja me origjinë argjentinase, e bija e një trafikanti të dënuar droge i cili u rrit në qytetin spanjoll të Pirenejve, Jaca, do të zbulojë detaje të reja të jetës së saj të begatë në një serial dokumentar të Netflix më 27 janar të quajtur “Soy Georgina”.

Ajo postoi klipe të reja të 6-pjesëve në rrjetet e saj sociale, duke e treguar atë duke qëndruar jashtë bllokut të banesave me pamje të zymtë me grafiti, ku mendohet se ka kaluar një pjesë të fëmijërisë së saj.

Në të ajo thotë: “Ëndërroja të kisha një Princ simpatik në krah dhe sot e kam”.

“Falë dashurisë, jeta ime tani është një ëndërr. Është shumë e rëndësishme të mos harrosh se nga vjen. Unë e di se si është të kesh asgjë dhe e di se si është të kesh gjithçka”, ka shtuar Georgina.

Modelja këmbënguli se ishte shumë e lumtur në Mançester, pavarësisht pyetjeve që vërtiteshin rreth të ardhmes së partnerit të saj në Old Trafford.

Ajo konfirmoi përsëri se ajo dhe familja e saj ishin përshtatur me shpejtësi me jetën e tyre të re në Mbretërinë e Bashkuar pas lëvizjes nga Madridi në Torino dhe tani në Angli për shkak të karrierës së tij në futboll.

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo.

“Ndërrimi i qytetit ka qenë shumë i lehtë dhe ne nuk e kemi vërejtur ndryshimin. Ne kemi shijuar të njëjtin stil jete në Mançester, Torino apo Madrid”, ka thënë ajo.

“I vetmi ndryshim është se në Mançester është pak më ftohtë, por ndërsa u rrita në Jaca, nuk e vërej shumë as atë”, ka përfunduar ajo.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Kapet me armë ilegale në Rahovec, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Në Rahovec, dje në ora 20:20, një person  është arrestuar pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë...

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Lajmet e Fundit