16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Gëzim Shala për ‘’Rastin Dehari’’: Ekspertiza do duhej të ruhej si provë – Prokuroria Speciale të nis hetime të detajuara

Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e ka vlerësuar jo të duhur publikimin e ekspertizës së rastit të vdekjes së Astrit Deharit.

Shala theksoi që pas këtyre raporteve të dala, një hetim thelbësor do duhej të niste nga Prokuroria Speciale, njofton Klan Kosova.

”Në aspektin ligjor dhe procedural, do të thotë se duhet të nis një hetim pak më ndryshe veç asaj që kanë ofruar hetimet dhe ekspertizat”.

”Prokuroria Themelore në Prizren tani më nuk ka integritet për ta trajtuar këtë rast, dhe duke qenë kështu rasti duhet të nis të hetohet nga Prokuroria Speciale me një prokuror ekspert i cili  nuk ka një të kaluar të dyshimtë”.

”Përvec që ekspertiza jep edhe pista të reja të hetimit, i njëjti raport nuk është dashur të jetë publikuar në këtë formë sepse të gjithëve po ju jepet mundësi që t’i shmangen hetimit”.

”Secili person duhet të jetë më i kujdesshëm se do të fillojë një trajtim më i detajuar i këtij rasti. Ky raport do duhej të mbahej si provë e jo të publikohej kjo ekspertizë”.

”Përpos që Prokuroria nuk ka kërkuar nga familja për të mos e publikuar raportin, së bashku me kumtesën erdhi edhe ekspertiza e në një mënyrë kjo ekspertizë është çështje e fazës së hetimeve”.

”Kjo është ekspertiza e dytë, ka pasur një ekspertizë paraprake nga Insituti i Mjekësisë në Kosovë. Kur kemi dy lloj ekspertizash, e para tregonte mënyrën se si ka ardhur deri tek vdekja, e më pas veprimet e tilla ishin interpretuar si vetëvrasje”.

Ai në Info Magazinë deklaroi se ”Rasti Dehari” duhet të qartësohet dhe kjo çështje duhet të hetohet nga një prokuror ekspert i cili nuk ka të kaluar të dyshimtë, njofton Klan Kosova.’

”Edhe në raste të tjera kemi dy ekspertiza me dy kuptime të kundërta”.

”Prokuroria duhet të bëjë një hetim gjithëpërfshirës, në mënyrë që të mos fokusohet vetëm nga rezultatet e një ekspertize por në mënyrë që të pasqyrohet se cka në të vërtetë ka ndodhur me vdekjen e rastit Dehari”.

”Duhet të ketë një hetim gjithëpërfshirës, e në bazë të këtij konkludimi duhet që edhe Prokuroria ta bëjë një hetim të mirëfilltë”.

”Është e domosdoshme që kjo çështje të trajtohet në mënyrë efektive nga Prokuroria Speciale apo prokuror që nuk ka të kaluar të dyshimtë”.

”Përkundër faktit që hetimi duhet të jetë mbi parimin eekonomizimit të procedurës, duhet të mbrojmë të vërtetën. Duhet të kemi një trajtim efektiv, nga Prokuroria Speciale e Kosovës nuk do të paraqiten probleme në këtë rast”.

”Esenca është që të kemi një ekspertizë të qartë për familjen Dehari por edhe për qytetarët në mënyrë që të dihet se çka ka ndodhur me rastin e Astrit Deharit edhe nëse kjo ekspertizë do të merrte kohë deri në 6 muaj apo më shumë”.

Më Shumë

Tri vjet nga vdekja e Cimës – përkujtohet me mall nga Adelina: U zgjova me dhimbjen e njëjtë si kur u ndave nga ne...

Janë bërë tri vite që kur u nda nga jeta legjenda e humorit shqiptar, Rasim Thaçi – Cima. Artisti i mirënjohur ndërroi jetë më 26...

Biletat për koncertin e Dua Lipës në Kroaci u shitën për 10 minuta

Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, Dua Lipa do të performojë në Kroaci në qershor, dhe për vetëm disa minuta ka shitur të gjitha biletat...

Lajmet e Fundit