15.6 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Koordinatori Rexhep Hoti viziton shkollat në Prizren e Gjakovë

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, ka zhvilluar sot takime me menaxhmentin e institucioneve edukative-arsimore në Komunën e Gjakovës dhe Prizrenit.

Fillimisht Hoti vizitoi shkollën “Fehmi Agani” në Gjakovë ku nga drejtoresha e shkollës u njoftua rreth garave që janë duke u zhvilluar sipas planit të veprimit të Programit Nacional për Rininë.

Nga aty Hoti theksoi rëndësinë e garave duke thënë po ashtu se arsimi duhet të jetë prioritet i çdo qeverisjeje.

“Nëse prioritet i kryeministrit të ardhshëm do të jetë arsimit, pa dyshim se edhe këto gara do t’i marrë shumë seriozisht sepse ne tashmë kemi dëshmi të organizmit dhe të vënies në pah të talentëve përmes saj. Nga këto gara kemi parë pjesëmarrje masive si dhe interesim të jashtëzakonshëm. Edhe komuna juaj është shembull i jashtëzakonshëm i anagazhimit tuaj për ta mbështetur një projekt që përfshin të gjithë nxënësit pa dallim”, tha Hoti.

 

Ndërkaq, drejtoresha e shkollës, Majlinda Doli, tregoi se si garat nacionale të kreativitetit kanë  zbuluar shumë talentë të heshtur.

“Duke qënë pjesë e garave e kam parë nga afër sa serioz ka qenë projekti dhe sa talentë kemi. Ne kemi pasur nxënës të heshtur që vetëm në këto gara i është mundësuar ta shpehin talentin e tyre, andaj ne do të vazhdojmë ta përkrahim”, tha Doli.

Vizitën tjetër Koordinatori e zhvilloi në shkollën “Gjon Buzuku” në Prizren ku po ashtu u njoftua për rrjedhën e garës. Aty Hoti u takua edhe me disa nga nxënësit fitues republikan të kësaj shkolle.

“Ne e kemi emëruar si garë, mirëpo ky proces që po zhvillohet nëpër shkolla është realisht mësimnxënie. Të gjithë nxënësit pjesëmarrës kanë fituar diçka dhe ata të gjithë janë fitues, sepse kanë përfituar nga përgatitjet që janë bërë. Sigurisht, kjo është arritur me përkushtimin tuaj si mësimdhënës e drejtori sepse ju keni qenë ata i keni udhëhequr nxënësit deri te suksesi”, tha Hoti në Prizren.

E drejtori i shkollës “Gjon Buzuku”, Jeronim Susuri u nda i kënaqur me procesin e garave deri më tani ndërsa shtoi se do të vazhdojnë të punojnë për t’u përgatitur edhe më mirë.

Vizitat nëpër shkolla janë duke u mbajtur në komuna të ndryshme të Kosovës ku Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport po përcjellë fillimin e garës së paraparë në Programin Nacional për Rininë.

Më Shumë

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

Nesër përkujtohet Komandant Drini – Ekrem Rexha, OVL e UÇK-së në Prizren kërkon drejtësi

Nesër, më 08.05.2026, shënohen 26 vite nga vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha. Me këtë rast, Organizata e Veteranëve të...

Lajmet e Fundit