11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” u shfaq në Strugë

Struge-Gjenerali i ushtrisë së vdekurVepra e mirënjohur e Ismail Kadarese, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, realizuar në Teatrin Shqiptar nga Shkupi, e dramatizuar nga Jeton Neziraj, ndërsa dramatizimin skenik e ka bërë Zhelka Udoviçiq, në regji të regjisorit me prejardhje shqiptare, Dino Mustafiq, u shfaq edhe në Strugë, në kuadër të aktiviteteve kulturore për shënimin e festave të nëntorit, me ftesë dhe mbështetje të kryetarit të komunës së Strugës, Ziadin Sela.

“Edhe kufomat e ushtrisë pushtuese nuk i tretë dheu jonë”-ishte një nga batutat e shfaqjes “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, që reflektohej edhe në dialogun e zhvilluar ndërmjet dy gjeneralëve, “Gjeneralit” (Bajrush Mjakut) dhe “Gjeneral Lajtnant” (Adem Karaga), të cilët në një moment përshpëritin se “Eshtra kanë gjetur port ë përzier me eshtra mushke! Po eshtrat e mushkës dallojnë nga ato të njeriut, sepse të gjithë njerzit kanë numër të njejtë eshtrash”. “Jo Gjeneral jo, nuk kanë numër të njejtë, sepse unë kam më pak…sepse e kam një krah të prerë…”- ishte dialogu tjetër ndërmjet gjeneralëve, që përcillte një mesazh tjetër përmes dialogut, transmeton INA.

Pa dyshim se “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është shfaqje e gjallë dhe organike, që mban në ankth tërë kohën publikun në sale, përkundër të ftoftit që ndihej në sallën e Pallatit të Kulturës në Strugë. Kjo shfaqje- “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e vënë dhe realizuar në skenën e Teatrit Shqiptar nga Shkupi,është pa mëdyshje realizim që tejkalon kornizat e mundësive realizuese dhe përmasat kombëtare.

Artëdashëit strugan, dashamirët e artit skenik patën mundësi të ndjekin një shfaqje të kompletuar në të gjitha aspektet, duke filluar nga skenografia teper funkcionale dhe në shërbim të plotë të konceptit regjisorial, trupës së aktorëve e sidomos të dy gjeneralëve Gjeneralit-Bajrush Mjakut dhe Gjeneral Lajtnant-Adem Karagës, të ndihmuar nga e gjithë trupa e aktorëve të tjerë si, Adrian Aziri, Xhevdet Jashari, Vebi Qerimi, Silvana Bajçinovci, e cila duke u rikëthyer në skenë pas gati dy dekadave e zëvëndësoi Musherefe Llozanin, etj etj, me një gjuhë shqipe që tingëllonte pastër në skenë, që sipas prononcimeve të spektatorëve në sallë ishte shfaqje e perceptuar si një shfaqje e një formati tjetër, që tejkalon kornizat dhe konceptet jo vetëm shqiptare por edhe ballkanike, me shpërthimet e aktorëve në skenë, – si p.sh. gjeneralëve, Ardian Azirit, Vebi Qerimit, Silvana Bajçinovcit, Teuta Ajdini-Jegeni, Xhevdet Jasharit etj etj, skenat e dalluara që kanë lënë mbresa të paimagjinuara ndër spektatorët. Janë elemente dhe karakteristika të shumta që tregojnë e dëshmojnë që kjo shfaqje tejkalon shumëçka ballkanike.

Edhe në Strugë, shfaqja përcolli mirë jo vetëm mesazhin e saj, por përcolli mesazhet e shumta, duke shpërfaqur pozitën e rëndë sociale dhe diskriminuese të komunitetit të aktorëve. Drama në vete prekë edhe një nga plagët më të rënda të shoqërisë që artit nuk i jep pozicionin social të merituar. Kjo sipas idesë dhe konceptit regjisorial ilustrohet me përdorimin e miellit në një skenë, me një simbolikë të mrekullueshme, shumë sinjifikative, me mesazh mjaft domethënës.

Ismail Kadare është emër i madh, është një kolos i letrave shqipe, që e ka nxitur dhe ngacmuar edhe regjisorin Dino Mustafiq, me “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”, i cili shumë mirë e njeh luftën dhe pozitën e postin e kolonelit. Ai është pjesë dhe dëshmitar i luftës dhe eshtrave të shumtë edhe në Bosnjë, ku edhe sot nuk dihet se a janë njerzit gjallë apo jo, ndaj ai ka përdorur të gjitha këto elemente në skenë me plot guxim intelektual dhe krijues, por përkundër faktit se mbase ngjarja nganjëherë dukej se po ndodhë diku jashtë Shqipërisë, aktorët në skenë na këthenin në Shqipëri, me traditat, kostumet, lodrat, dasmën, ku pa dyshim se vërehej edhe puna e koreografit Gjergj Prevazit.

Kjo shfaqje, pos përfshirjes së përgjithshme, sidomos zhvillimeve të ngjarjeve të përgjakshme në Ballkanin e trazuar të viteve të ’90-ta, të luftërave dhe masakrave të shumta nga forcat ushtarake dhe paramilitare vrastare serbe etj, që edhe sot e kësaj dite familjarët janë në kërkim të eshtrave të pjestarëve të tyre dhe nuk ia dalin dot. Vlen të theksohet se edhe skenografia tepër funkcionale që dukej si një pjesë e gjallë e shfaqes i jepte kësaj shfaqjeje një nivel të lartë të realizimit intelektual.

Shfaqja e Teatrit Shqiptar nga Shkupi, “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” nga spektatori strugan është vlerësuar për universalitetin e saj, për kapërcimin e kufijve dhe prekjen e temave të tilla përtej hapësirave shqiptare, por edhe për përcjelljen e mesazhit tek publiku, që e vlerësoi shumë lart skenën dhe lojën e aktorëve shqiptarë të Teatrit të Shkupit.

”Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë dramatizuar nga Jeton Neziraj, vënë në skenë nga Dino Mustafiqi, me skenografi të Dragutin Broz, kostumet e Bllagoja Micevskit, koreografi të Gjergj Prevazit, dramatizim për skenë nga Zhelka Udoviçiq dhe Jeton Neziraj dhe muzikën e përshtatur nga Nexhat Mujovi-Virusi.

Trupa e Teatrit Shqiptar nga Shkupi, që së bashku me ekipin teknik dhe realizues përbëhej nga afo 45 veta, realizoi “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” duke ua besuar rolet-personazhet aktorëve: Gjenerali – Bajrush Mjaku, Prifti – Xhevdet Jashari, Gjeneral Lejtnanti – Adem Karaga, Specialisti – Besfort Idrizi, Beti – Amernis Nokshiqi – Jovanovska, Kontesha – Teuta Ajdini-Jegeni, Mullisi – Vebi Qerimi, Nica – Silvana Bajçinovci, Kristina – Merlinda Saiti, Prostituta – Aida Alidemi, Ushtari i ri – Genci Mirzo, Ushtari II – Sabajdin Selmani, Varrtari I – Adrian Aziri, Varrtari II – Hajrullah Ramizi, Varrtari III – Visar Etemi, Varrtari që vdes – Blerim Dardhishta, Zarije Jonuzi, Drita Aliu dhe Emine Kadriu.

Më Shumë

Gjithçka gati për festivalin tradicional folklorik “Hasi Jehon”

Me 2, 3 dhe 4 maj në Gjonaj të Hasit mbahet Festivali “Hasi Jehon”, edicioni i 35-të. Ansamble që kultivojnë folklorin burimor nga e...

Protestuesit kërkuan dialog dhe rritje të pagave për së paku 30 për qind

Qindra protestues, kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, e mbështetur nga sindikata tjera me rastin...

Lajmet e Fundit