Gjykata Speciale, punë e kryer

Këtë javë Kosova do të vendosë nëse do ta themelojë vetë Gjykatën Speciale apo këtë do t’ia lë Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Analisti politik Shkëlzen Maliqi tha për ‘Epokën e re’ se themelimi i kësaj Gjykate është punë e kryer.

“Nëse nuk kalon Gjykata Speciale vetëm komplikohet puna, pasi kjo gjykatë ashtu kështu do të bëhet. Nëse nuk e bën Kosova, e bëjnë Kombet e Bashkuara, po me kondita tjera”, është shprehur Maliqi, duke shtuar se më së miri do të ishte që Kosova ta themelojë vetë këtë gjykatë.

Maliqi thotë se askush nuk duhet të ketë frikë nga themelimi i kësaj gjykate. “Kjo nuk është aktakuzë ndaj UÇK-së, e as ndaj luftës”, tha Maliqi.

Më Shumë

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

Lajmet e Fundit