24.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Qeveria “Mustafa” në vallen e e krimit me oligarkët

Prokuroria të hetojë rrjetin kriminal të Qeverisë me oligarkët, që ngulfat bizneset e ligjshme

Ministrat tolerojnë oligarkët të shkatërrojnë ekonominë e Kosovës, duke i mbajtur ata mbi ligjin

Analistët shprehen se kudo që ekziston monopoli në biznes duhet luftuar pa mëshirë, sepse kjo i shkatërron bizneset e ndershme dhe që nuk janë të kapura nga dhe as të mbështetura nga politika. Ata thonë se oligarkët, nëpërmes rrjetit kriminal, që e kanë shtrirë në administratën shtetërore dhe në qeveri, kanë bërë që askush tjetër të mos ketë licencë, përveç atyre që janë të lidhur me ta dhe që paguhen jashtëligjshëm për t’ua mbajtur e siguruar monopolet

Me gjithë premtimin që e pati bërë para 6 muajve, kur erdhi në krye të Qeverisë së Kosovës, se ndër prioritet e ekzekutivit do të jetë lufta ndaj kompanive që kanë krijuar monopole në tregun e Kosovës, veç deklaratave mediale deri sot nuk pati ndonjë veprim konkret nga qeveria e Isa Mustafës. Tri ministritë që drejtohen nga ministrat e LDK-së, në MTI, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Financave, ku hyjnë Dogana dhe ATKja, vazhdojnë të heshtin rreth çështjes së monopoleve.

Njohës të kësaj fushe thonë se kjo ndodh për shkak se bizneset monopoliste të udhëhequra nga oligarkët e qeverisë këtë po e arrijnë në saje të korrupsionit që i lidh oligarkët me pushtetarët. Sipas analistëve, nuk është në interesin e pushtetarëve që të bëjnë publike edhe për opinionin publik identifikimin e bizneseve monopoliste, sepse prapa bizneseve monopoliste pa dyshim që qëndrojnë vetë mafiozët e politikës, se pa ndihmën e tyre këto biznese nuk do të kishin asnjë gjasë që të krijojnë monopol në ekonominë e Kosovës…/kosova sot/

Më Shumë

Drejtoi motoçikletën pa regjistrim, dënohet me 200 euro

Njësia për Kontroll të Autostradave e Policisë së Kosovës ka identifikuar shoferin duke drejtuar motoçikletën e pa regjistruar. Bëhet e ditur se i njëjti, sipas...

Totaj takon kryetarët e rinj të fshatrave dhe lagjeve të Prizrenit

Kryetari I Komunës, Shaqir Totaj u takua sot me kryetarët e rinj të fshatrave dhe lagjeve  të Prizrenit. Ai i ka përgëzuar ata për marrjen...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit