19.8 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

Gruaja në Rahovec e denoncon burrin në polici: I dehur po ushtron dhunë psikike ndaj meje

Konsumimi i tepërt i alkoolit është një ndër shkaktarët që shtyjnë burrat të bëjnë veprime të dhunshme, ku shpesh herë viktima janë partneret dhe familjarët e tyre. Si rrjedhojë, shumë nga ta përfundojnë prapa grilave për dhunë në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në rrugën ‘Ali Hasku’ në Rahovec, ku një burrë dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 46-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, mirëpo ka deklaruar se nuk ka përjetuar dhunë fizike nga bashkëshorti.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim ku i është nënshtruar edhe testit për alkool e që ka rezultuar në gjendje të dehur.

Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Më Shumë

Zjarr në tarracën e Administratës Komunale në Prizren

Një zjarr ka përfshirë këtë mbrëmje një tavolinë rreth orës 21:00 në tarracën e objektit të Administratës Komunale në lagjen “Soziu” në Prizren. Banorët e...

S’ka fluks në pikat kufitare

Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar nuk ka kolona në hyrje-daljet e pikave kufitare. Askund nuk ka pritje më të gjata...

Lajmet e Fundit