18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Halilaj riaktualizon fëmijërinë me “Zemër shtype pullën dhe fshima kujtesën”

PetritHalilajAi që kishte prezantuar Kosovën në debutimin e saj historik në Bienalin e Artit në Venedik, Petrit Halilaj, ka ardhur në vendlindje me ekspozitën e parë retrospektive.

“Zemër shtype pullën dhe fshima kujtesën” është titulli i ekspozitës që sjell Halilajn në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Ajo është kuruar nga Vesa Sahatçiu, e do të hapet të premten më 30 maj në ora 19:00.

Gjatë ditës, është mbajtur një konferencë ku është folur më shumë rreth ekspozitës.

Artisti Petrit Halilaj u shpreh i privilegjuar dhe me fat që është ftuar të prezantoj punën në GKK dhe se është kurioz të takohet me publikun nga Kosova, meqë inspirimet e para për punimet e tij vijnë pikërisht nga ky vend.

“Pikënisja e punëve të mia është Kosova por pikë-arritja gjithmonë varet nga ku prezantohen punët, në cilin kontekst dhe muze, me cilin kurator dhe me cilën kulturë jam duke u përballuar në ato momente. Punët e mia janë një proces ku memoria formalizohet dhe ndahet me të tjerët, por njëkohësisht një proces prej të cilit mësoj për jetën. Materialet që unë i përdor vijnë nga vendi nga jam por ato reflektojnë mendimin edhe memorien time në atë moment”, tha Halilaj, transmeton Koha.net.

Drejtori i GKK Erzen Shkololli kujtoi se 29 maji shënon një vjetorin e hapjes së Pavijionit të Republikës së Kosovës në Bienalen e Venedikut, të përfaqësuar me punën e Petrit Halilajt. Ai ka thënë se ky prezantim shënoi një moment historik në skenën e artit bashkëkohor të Kosovës si dhe rezultoi me shumë sukses dhe kritika pozitive në media dhe revistat botërore.

“Për Galerinë Kombëtare të Kosovës është nder të jetë nikoqir dhe të organizoj ekspozitën e parë të kësaj madhësie të Petrit Halilajt në Kosovë, duke i prezantuar publikut kosovar punën e artistit të ri i cili me suksesin e tij ka shënuar histori në skenën e artit bashkëkohor të Kosovës. Petrit Halilaj në Galerinë Kombëtare të Kosovës prezantohet me pesë projekte të cilat përfshijnë vizatime nga viti 1997 kur Petriti ishte shumë i ri e deri te punimet e tij të fundit të vitit 2014”, tha Shkololli.

Ndërsa kuratorja e ekspozitës dhe njëkohësisht kritikja e artit Vesa Sahatçiu foli për konceptin e punës së Halilajt.

“Temat në punimet e Petrit Halilajt janë tema që lidhen me fëmijërinë e tij, të kujtesës së tij të cilat ai i riaktualizon në punët e tij. Ato janë motive që shfaqen vazhdimisht në tërë punën e tij, duke evokuar kështu fëmijërinë e tij në fshat në Kostërc, dhe kujtimet e tij nga fëmijëria. Këto kujtime janë gjithashtu baza dhe platforma mbi të cilën ndërtohet puna e tij dhe merr formë tematikisht.” tha Sahatçiu.

Në “Zemër shtype pullën dhe fshima kujtesën time” shohim punën e Halilajt gjatë viteve të fundit. Titulli i ekspozitës, sikur titujt e tij të mëparshëm, është marrë prej shkrimeve të tij; copëzat sikur të ditarit janë intime dhe lozonjare, mendime mbi tema të ndryshme që janë pjesërisht personale, pjesërisht komente mbi fenomene të ndryshme sociale, pjesërisht ide për botë të imagjinuara, dhe pjesërisht lojë fjalësh.

Titulli është një referencë lozonjare ndaj punës së Halilajt, ndaj kujtesës për objektet dhe ambientet e fëmijërisë të cilat ai vazhdimisht i rikrijon dhe të cilave i rikthehet, thuhet në një komunikatë për shtyp të GKK-së.

“Zemër shtype pullën dhe fshima kujtesën” do të jetë e hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës deri më 30 qershor 2014.

PetrIT Halilaj është i lindur në Kostërrc të Skenderaj në vitin 1986. Jeton dhe punon në Berlin, Kosovë dhe Itali. Në karrierën e tij, pos përfaqësimit të Kosovës në Venedik, ai ka shumë ekspozita personale e grupore, në galeri me renome në Evropë.

Më Shumë

Shpërthim te liqeni i Ujmanit – dëmtohen dy vetura

Një mjet shpërthyes është hedhur pak minuta më parë tek liqeni i Ujmanit, saktësisht afër pjesës ku po freskoheshin qytetarët. Lajmin për Telegrafin e ka...

Adriano Galliani martohet serish në moshën 80-vjeçare

Në moshën 80-vjeçare, senatori i Forza Italia, Adriano Galliani do të martohet me të dashurën e tij prej kohësh, Helga Costa. Kjo është martesa...

Lajmet e Fundit