22.8 C
Prizren
E mërkurë, 16 Korrik, 2025

Hasjanët i hasin figurat mitologjike në përrenj, shpella e lumenj

Besëtytnitë, edhe pse në ditët tona janë zbehur shumë, në traditën e pasur dhe të larmishme të Hasit zënë një vend me rëndësi. Malësorët e Hasit, si blegtorë, në plan të parë, me shpirt të pasur e të pastër, jetuan ndër shekuj të shoqëruar nga dimrat e gjatë dhe të egër dhe në një natyrë të ashpër, së cilës ata i mbetën besnikë në çdo kohë. Etnologu Nexhat Çoçaj shprehet se hasjanët e siguronin me vështirësi kafshatën e bukës. Ai shpjegon se në kulturën dhe traditën e Hasit gjejmë edhe ndikime të ndërsjella, marrje e dhënie me zonat e tjera etnokulturore, me të cilat banorët e Hasit i ka lidhur fati historik e fqinjësia e mirë me ato zona. Shton se në shumë fshatra të Hasit, varësisht prej cilit kënd shikohet, haste në shumë elemente të përbashkë- ta në mënyrën e trajtimit të miteve, riteve e besimeve.

“Mund të themi se zona e Hasit ka lidhje të pandashme etnokulturore me disa nënzona të tjera, me të cilat u kanë përballuar stuhive të kohës së pushtimeve të shumta. Besimet e lashta, që nga paganizmi, janë të shumta në popullin e Hasit e që janë ruajtur me xhelozi kryesisht përmes riteve, festave e ngjarjeve të shënuara të jetës së njerëzve të këtij mjedisi”. Si në të gjitha trevat e tjera shqiptare edhe në fshatrat e Malësisë së Hasit ka pasur shume vende të caktuara në rrugë, që shërbenin si vendqëndrime pushimi, siç ishin dikur: Kodra e Kalemit, Magarçi i Lumit, në Kodrën e Kalemit në Gjonaj në drejtim të Drinit të Bardhë, Trumshi në burimet e malit Pashtrik, Lakakeqi nën Kalanë e Skënderbeut mbi fshatin Mazrrek, te Dragovodi në afërsi të staneve të Vlahnes, të Vorri i Delmes mbi fshatin Qarr në drejtim të fshatit Letaj, në Va Spas, të Hani i Brutit, te Guri i Shpuem etj.

Fantazmat e përroit

Sipas Çoçajt, njëri ndër udhëtimet midis misticizmit dhe besimit tanimë në tri pika si forma të veçanta bëhet pikërisht peligrinazhi në majën e Pashtrikut në Kosovë, vendbesim dhe pelegrinazh në kërkim të gjetjes së qetë- sisë shpirtërore. Në këtë mënyrë, sipas tij, Malësia e Hasit ka qenë terren i përshtatshëm për përhapjen e besimeve dhe besëtytnive të ndryshme në të kaluarën, por të cilat gjallojnë edhe sot në kokën e shumë pleqve dhe plakave. Gjatë vizitave në shumë fshatra, shumë pleq dhe plaka, gjatë bisedës me ta, tregojnë me bindje të plotë se në kohën, kur kanë qenë të rinj, i kanë parë shumë nga figurat mitologjike, në male, në përrenj, buzë Drinit të Bardhë, por një numër të madh të figurave mitologjike.

Drejtori i shkollës në Gjonaj të Hasit, Latif Çoçaj, rrëfen se fryma e re e zhvillimit ekonomik, hapja e zonës me zonat e tjera, daljet e hasjanëve në kurbet e kanë ndryshuar qysh moti rëndësinë dhe ndikimet e shumë figurave mitologjike. Këto ndryshime, sipas të moshuarve, kanë ardhur falë zëvendësimit të kushteve të vështira me kushte më të mira. Prof. dr. Mejdi Elezi shpjegon se akademiku Mark Krasniqi ka konstatuar pas shumë hulumtimeve të bëra në fshatrat e Hasit se shtriga, lugati, “ai i prronit” dhe fantazmat e tjera, duan terr si për sytë, ashtu edhe për trurin e njeriut.

Më Shumë

Joao Aguiar vazhdon misionin: “Braziliani i Prizrenit” gati për sezonin e tretë

FC Prizreni ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin brazilian Joao Aguiar edhe për sezonin e ri, duke hyrë kështu në vitin e tretë...

Liridon Fetahaj rikthehet te Liria e Prizrenit

Liridon Fetahaj është rikthyer zyrtarisht te FC Liria, duke vulosur një kapitull të ri me klubin ku ka hedhur hapat e parë si futbollist...

Lajmet e Fundit