27.7 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Haskuka: PDK-ja po synon ta ndërrojë rezultatin në Prizren

Mytaher Haskuka, i cili doli i fitues në Prizren sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, ka thënë se PDK-ja po pretendon që ta ndërrojë rezultatin në Prizren, raporton zëri.info

“Sot kemi thirrur këtë konferencë për shkak të një ankese që është dërguar ku kërkohet rinumërimi nga PDK-ja, e cila është një manipulim, për ta ndryshuar vullnetin e qytetarëve”, deklaroi Haskuka.

Ai më tej, i bëri thirrje PZAP-it që të mos bie pre e këtyre manipulimeve.

“Ankesat e tilla edhe me vërejtjet  nuk janë pranuar nga PZAP, presim qe edhe kjo të mos pranohet. Nuk ka kurrfarë dëshmie se ka ndodhur ajo që është paraqitur”, shtoi ai./Zeri

Më Shumë

Mot me diell, temperaturat arrijnë deri 35°C

Moti për sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C,...

AKP shpall qiradhënien e 105 njësive në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 671 njësive të cilat përfshijnë asete atraktive që gjenden në pesë rajonet e...

Lajmet e Fundit