29.8 C
Prizren
E mërkurë, 16 Korrik, 2025

Hendboll, Rahoveci fiton derbin interesant me Vushtrrinë

Në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri të dielën është luajtur derbi i xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Në një atmosferë të bukur sportive, janë takuar Vushtrria dhe Rahoveci. Ashtu si pritej, ndeshja ishte e fortë dhe me rivalitet, transmeton Klankosova.tv.

Të dy skuadrat kanë pretendime për pozitat e kreut në këtë kampionat dhe me paraqitjen e treguar kanë dëshmuar se janë në rrugën e duhur.

Megjithatë më shumë nga loja kishin “vreshtarët” që kanë fituar me rezultatin 34:30. Pas pjesës së parë mysafirët kishin epërsi prej dy golave, ndërsa epërsinë konstante e kanë mbajtur deri në fund.

Vushtrriasit e kthyer në Superligë, kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të kaluar në epërsi, duke e bërë ndeshjen interesante dhe të fortë deri në fund.

Në ndeshjen tjetër të së dielës, Trepça ka shënuar fitore të pritur ndaj Deçanit me rezultat 34:21.

Më Shumë

Aksioni kundër fajdes në Prizren: Konfiskohen 5 mijë euro

37 vjeçari A.H., është arrestuar në flagrancë në aksionin policor që u zhvillua sot në Prizren. Ai dyshohet për dy vepra penale “Fajdeja” dhe “Organizimi...

Në Srebrenicë bie shi

Enver Sulaj Varret janë shtrirë në fushën e gjerë Ngado t'i shohësh të del harta e gjelbër e atdheut. Qirinjtë varg ndriçojnë rrugicat e përgjakura Shiu s'e shuan...

Lajmet e Fundit