17.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Hetohen inspektorët e ndërtimit të Komunës së Prizrenit

Prizren-shtepia bardheDy inspektorë të ndërtimtarisë në Komunën e Prizrenit rrezikojnë të largohen nga puna, për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare.

Inicimin e procedurave ndaj tyre e ka kërkuar edhe vetë kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja. Në mbledhjen e fundit, ai dorëzoi një letër udhëheqësit të personelit në kuadër të Administratës së Komunës së Prizrenit, Isa Gashit, që të shqyrtojë këtë çështje, duke mos lejuar ndonjë zvarritje eventuale.
“Disa inspektorë gjatë punës në terren kanë bërë shkelje, duke dashur ta arsyetojnë veten dhe fajin për moslejimin e ndërtimeve të paligjshme t’ia hedhin dikujt tjetër”, ka thënë ai me këtë rast, por pa përmendur ndonjë emër konkret.

Emërimi i drejtorëve të rinj në qeverinë lokale të Prizrenit, në marsin e vitit 2015, ka sjell edhe një qasje më këmbëngulëse në drejtim të parandalimit të ndërtimeve të paligjshme dhe tejkalimeve. Së paku kjo është dukur gjatë vitit të kaluar, kur inspektorati ka rrënuar disa objekte në periferi, si dhe ka prishur tejkalimet në ballkonet e banesave kolektive në lagjen “Ortakoll”.
Kulmi i këtyre ndërhyrjeve është parë në anën e djathtë të rrugës magjistrale Prizren-Gjakovë, kur në fillim të saj janë prishur disa anekse të shtëpive dhe janë hequr tenda dhe objekte montazhi, të cilat që nga paralufta ishin shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme. Në këtë pjesë tashmë është liruar hapësira, e cila përkundër një gjendje tjetër në teren, në sektorin e urbanizmit, figuronte si vijë e gjelbër.

Sa i përket paralajmërimit të masave ndaj inspektorëve, drejtori për Inspektorate në Prizren, Bedri Bytyçi, konfirmoi për “Zëri” se në rastin e dërgimit të tyre para komisionit disiplinor bëhet fjalë edhe për sektorë tjerë, por më i atakuari është sektori i ndërtimtarisë.
“Drejtoria ka ngritur masa disiplinore kundër disa inspektorëve, ndërsa në rastin konkret bëhet fjalë për dy inspektorë të cilët dyshohen për shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë ai.

Udhëheqësi i personelit në Administratën komunale, Isa Gashi, ndërkaq, ka thënë se çështja e inspektorëve të ndërtimtarisë, e cila ka qenë kërkesë edhe e vetë Kryetarit të Komunës do të përcillet para komisionit disiplinor, i cili pash shqyrtimit të ankesës do të nxjerr vendimin përkatës.

Zyra e personalit deri tash ka iniciuar disa procedura disiplinore ndaj nëpunësve prizrenas. “Për shkak të ankesave janë iniciuar nëntë raste në komisionin disiplinor, ndërsa në dy raste ka pasur largim nga puna, respektivisht është larguar gjeodeti R. S dhe roja L. Th”, ka thënë Gashi për “Zërin”.

Drejtuesit e Inspektorateve në Prizren kanë deklaruar se pavarësisht vështirësive të natyrave të ndryshme në terren, ata janë këmbëngulës për vazhdimin e aksionit të rrënimeve të paligjshme me qëllim të rikthimit të gjendjes konform ligjit. Në këtë pikë ndërkaq mbetet e pa qartë gjendja në Zonën Historike të qytetit, për të cilën shoqëria civile dhe medet kanë pasur kritika të shpeshta për ndërtime dhe tejkalime të paligjshme, por që ndërhyrjet në këtë pjesë zyrtarët i arsyetojnë me kompetenca të Task-Forcës, që është ngritur për këtë qëllim, në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor./zeri/

Më Shumë

Ekipi nga La Liga shkarkon trajnerin pas humbjes nga skuadra e Ivan Balliut

Skuadra e Ivan Balliut, Rayo Vallecano, e ka mposhtur Elche-n me rezultat 2:1 në mbrëmjen e së hënës, takim ky i vlefshëm i javës...

Çfarë po kurdisin pas kaq vitesh Rozana dhe Noizy?

Dy këngëtarët e hitit “Mr Yesterday”, Noizy dhe Rozana Radi janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së fundmi. Bashkëpunimet e tyre kanë patur...

Vdekja e turpit!

Lajmet e Fundit