21.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Qeveria nuk e shkarkon Jabllanoviqin

isa mustafa thaci ,shalaQeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të sotme, nuk e ka shkarkuar ministrin për kthim dhe komunitete, Aleksander Jabllanoviq.

Kryeministri Isa Mustafa, në fjalën e tij, i ka inkurajuar qytetarët që të kërkojnë zgjidhje për problemet dhe shqetësimet e tyre përmes rrugëve institucionale.

Ndërkohë, ministri Jabllanoviq ka thënë se i vjen keq që deklaratat e tij po keqpërdoren dhe po përdoren për qëllime politike.

“Unë nuk e kam pasur ndërmend që ta lëndoj askënd me deklaratat e mia, e aq më shumë nënat gjakovare. Unë jam shprehur vetëm për ata njerëz që kanë qenë atë ditë në Gjakovë dhe për të cilët kam kërkuar falje”, deklaroi ai.

“Më vjen keq që deklaratat e mia po përdoren politikisht”, ka thënë Jabllanoviq.

Ndryshe, mbledhja e sotme e Qeverisë pati për temë diskutimi shqyrtimin e projekt-programit kombëtar, për reforma në ekonomi për vitin 2015 dhe shqyrtimin e raportit vjetor financiar për ekzekutimin e buxhetit dhe bilancin e fondeve për vitin 2014./zeri/

Më Shumë

Hapet Java e Infermierisë në Spitalin e Prizrenit

Në Prizren ka nisur zyrtarisht Java e Infermierisë në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, menjëherë pas shënimit të 5 Majit – Dita...

Vetëvendosje në Prizren zhvillon takim mobilizues me strukturat e saj

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me përfaqësuesit e pikave të saj, në kuadër të organizimit dhe koordinimit të...

Lajmet e Fundit