8.8 C
Prizren
E shtunë, 9 Nëntor, 2024

Hoti: Rahoveci turpërohet me Qeverinë që e udhëheq

AvdullahHoti-LDKNënkryetari i Prishtinës Avdullah Hoti, i është kundërpërgjigur deklarimit të kryeministrit Thaçi, se Kosova krenohet me Rahovecin. Hoti në profilin e tij në Facebook, ka thënë se ‘Kosova krenohet me Rahovecin, por Rahoveci turpërohet me qeverinë që e udhëheq’.

‘Në Rahovec kreu i qeverisë, z.Thaçi theksoi se Kosova krenohet me Rahovecin. Në këtë pikë unë pajtohem me të. Unë kam bindjen se Kosova krenohet me këta njerëz punëtorë të Rahovecit, me këta njerëz që kanë luftuar dhe janë sakrifikuar. Me këta njerëz që sigurojnë një pjesë të madhe të ushqimit për tryezat tona, të cilin e blejmë të gjithë ne me çmime simbolike. Por, jam i bindur se qytetaret e Rahovecit nuk janë krenar me qeverinë e tyre. Jam i bindur se atyre ju vjen turp nga qeveria qe i udhëheq. Ju vjen turp sepse sot Thaqi tallet dhe bene politike me sakrificën e tyre”, shkruan Hoti në Facebook.

Ai madje ka shkruar se kryeministri Thaçi dhe ministrat e tjerë, tallen me punën e bujqve të Rahovecit. Sipas tij, qytetarët e Rahovecit do të mburreshin me qeverinë, nëse ajo do t’u siguronte mjetet e nevojshme bujqësore. Madje ka thënë se ata do të krenoheshin po ashtu nëse Qeveria nuk do t’ua ulte çmimet për import të produkteve bujqësore, duke i penguar në këtë mënyrë edhe produktet nga Serbia dhe Maqedonia.

“Ai dhe ministrat e tij tallen me mundin e shume bujqve. Tash e sa vite, bujqit dhe vreshtarët e hedhin rrushin, specat dhe domatet e tyre, ose i falin me çmime simbolike. Ata do ishin krenar me qeverinë sikur qeveria mos t’i gënjente se do t’i ndihmoi me fare e me plehra, me nafte për bujqësi, me sigurimin e tregut per rrush e perime. Ata do ishin krenar sikur qeveria mos te ulte çmimet referente për import te produkteve bujqësore ashtu qe tregu mos te mbushet me peme e perime te dyshimta nga Serbia e Maqedonia”, ka shtuar Hoti.

Gjatë vizitës së djeshme të kryeministrit Hashim Thaçi në Rahovec, me rastin e Akademisë Përkujtimore “Epopeja e Rahovecit”, ai dorëzoi Urdhrin Hero i Kosovës për 5 dëshmorë të Rahovecit, përkatësisht për Mensur Zyberaj, Bedrush Gashi, Xhelal Hajda, Selajdin Mullaabazi dhe Sheh Myhedin Shehu. Në këtë rast ai kishte thënë se Kosova krenohet me Rahovecin.

Më Shumë

Trepça fiton dramën në Suharekë

Skuadra e Trepçës mposhti Yllin me vetëm tri pikë diferencë, duke e përmbyllur ndeshjen me rezultat 66:69. "Xhebrailat" arritën të marrin avantazhin në çerekun e...

Tri drejtori përfitojnë nga vendimi i Kuvendit të Prizrenit për ridestinimin e 1.2 milionë eurove

Rreth 1.2 milionë euro të pashpenzuara brenda kategorisë së investimeve kapitale të buxhetit të Komunës së Prizrenit janë bartur në tri drejtori komunale për...

Lajmet e Fundit