15.8 C
Prizren
E shtunë, 5 Tetor, 2024

“Hyalomma”, rrezikon Malishevën dhe Suharekën

Rriqrat6-21Një ndër shkaktarët kryesor të etheve hemorragjike, konsiderohet se është rriqra i njohur si Hyalomma. Kjo është konstatuar nga një hulumtim shkencor që është bërë gjatë dy viteve të fundit në Kosovë. Ky hulumtim është bërë nga profesor Kurtesh Sherifi, njohës i mirë i parazitologjisë.

Gjatë një studimi të bërë nga Kurtesh Sherifi, profesor i parazitologjisë me sëmundje invazive dhe ligjshmëri veterinare, është konstatuar se banorët e Malishevës dhe Suharekës janë më të rrezikuarit nga “rriqra e fortë”, apo siç njihet në gjuhën shkencore “Hyalomma”. Në një intervistë për Radio Kosovës, Sherifi potencon se përqindja më e lartë e kësaj familje të rriqrës është e pranishme në këto dy komuna.

“Në Komunën e Malishevës janë analizuar 242 mostra ku 238 apo 98% të tyre është konstatuar se është i përhapur rriqra Hyalomma marginatum. Rastin e njëjtë e kemi edhe në komunën e Suharekës ku janë analizuar 161 mostra dhe prej tyre 158 ose 98% kanë rezultuar se i takojnë familjes Hyalomma marginatum”, theksoi ai.

Sipas profesor Sherifit, ndër faktorët kryesor që ndikojnë në përhapjen e kësaj gjinie të rriqrës në këto dy komuna, janë edhe kushtet klimatike.

“Është vërtetuar se në vendet ku toka është e fragmentuar, janë parcela të vogla, një pjesë e tyre nuk janë të punuara gjithashtu në to ka edhe shkurre, pastaj edhe kullosja e bagëtive dhe të gjitha këto janë vende ku mund të rriten dhe të zhvillohet ky lloj i rriqrave. Gjithashtu në shumëzimin e tyre rol të rëndësishëm luan edhe temperatura dhe lagështia”.

Po ashtu, profesor Sherifi thotë se ndërhyrja e institucioneve për të ndikuar në parandalimin e këtij virusi është e vonshme.

Vetëm gjatë këtij viti, si pasojë e pickimit të rriqrave kanë vdekur tetë persona. Ndërkohë, zyrtarë të QKUK-së i kanë thënë Radio Kosovës se në Klinikën Infektive ndodhen të shtrirë edhe 5 pacientë të tjerë të dyshuar.

Më Shumë

FC Prizreni përballë KF Dukagjinit

FC Prizreni do të luajë me KF Dukagjini në një ndeshje të rëndësishme të gjiros së 6-të të Ligës së Dytë të Kosovës, e...

Sot në Kosovë, mot i vranët dhe me shi

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të shiut. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të...

Lajmet e Fundit