7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Ish-drejtori i Administratës në Prizren, Ilir Baldedaj mohon fajësinë për keqpërdorim pozite

Ish-drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Ilir Baldedaj, është deklaruar i pafajshëm për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Baldedaj, akuzohet se gjatë vitit 2018, ka shpërndarë 40 laptopë dhe çanta të tyre, për asamblistët e Kuvendit Komunal të Prizrenit, nga sasia totale prej 43 sosh dhe në vërtetimin mbi pranimin e tyre të nënshkruar nga asamblistët me rastin e pranimit, nuk figuron kushti që kjo pasuri shtetërore të kthehet pas përfundimit të mandatit publik.

Në aktakuzë thuhet se për tre laptop të tjerë nuk ka prova se ata u janë shpërndarë personave për të cilët kanë qenë të destinuar, me ç’rast thuhet se me këto veprime, buxhetit të shtetit i është shkaktuar dëm në vlerë prej 19.350.00 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën fillestare të mbajtur të hënën në Gjykatën Themelore në Prizren, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Evrehe Gashi, i akuzuari Baldedaj, ka mohuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet.

Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit Baldedaj, avokati Visar Haxhibeqiri, ka thënë se do të dëshironte të dinte nëse nga ana e Prokurorisë është marrë deklarata e kryesuesit të komisionit për shpërndarjen e laptopëve.

“Do të isha mirënjohës, në qoftë se prokuroria do të deklarohej sa i përket faktit se a është marrë në pyetje kryesuesi i komisionit dhe nëse është marrë a ka ndonjë deklaratë të tij”, ka thënë avokati Haxhibeqiri.

Gjithashtu, ai ka thënë se brenda afatit ligjor do të bëjë kërkesë për hudhjen e aktakuzës në këtë rast.

Ndërkaq, prokurorja Gashi, ka deklaruar se dëshmitarët të cilët janë marrë në pyetje gjenden në aktakuzë, ndërsa sipas saj, nëse mbrojtja konsideron se ka edhe dëshmitarë të tjerë, ata mund t’i propozojë.

Kryetari i turpit gjykues, gjykatësi Xheladin Osmani, seancën e radhës e ka caktuar për 5 dhjetor 2019, në ora 10:00.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren të ngritur më 21 gusht 2019, i pandehuri Ilir Baldedaj, akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Baldedaj, akuzohet se me 13 maj 2018,  e deri më 22 maj 2018 , në cilësinë e personit zyrtar si drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari ka bërë shpërndarjen e pasurisë jo financiare, laptop dhe çanta të tyre, për asamblistët e Kuvendit Komunal të Prizrenit, në sasi prej 40 copë, nga sasia totale prej 43 sosh dhe në vërtetimin mbi pranimin e laptopëve të nënshkruar nga asamblistët me rastin e pranimit të pasurisë së tillë, nuk figuron kushti që kjo pasuri shtetërore të kthehet pas përfundimit të mandatit publik.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Baldedaj ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si dhe Rregulloren e Ministrisë së Financave, nr.02/2013 për menaxhimin e pasurisë jo financiare në organizata buxhetore.

Në aktakuzë thuhet se për tre laptop të tjerë nuk ka prova se ata u janë shpërndarë personave për të cilët kanë qenë të destinuar, me ç’rast thuhet se me këto veprime i akuzuari, buxhetit të shtetit i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 19.350.00 euro.

Ndryshe, Ilir Baldedaj edhe në një rast tjetër akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai më 25 maj të vitit 2018, si ish-drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit, ishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, në rastin ku akuzohej se gjatë periudhës gusht 2015 – dhjetor 2016, duke vepruar në cilësinë e drejtorit të Administratës Komunale të Prizrenit, ka lidhur kontrata në mënyrë të paligjshme me tri televizione lokale për të reklamuar shërbimet komunale.  /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Duda Balje u ndalua nga autoritetet serbe në kufi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar mëngjesin e sotëm nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare. Sipas “EO”, ajo ka qenë...

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn. “The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë...

Lajmet e Fundit