9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Misioni i Gjykatës së Prizrenit, pavarësia dhe paanshmëria

Ymer Hoxha

(Kryetar i Gjykatës Themelore në Prizren)

Të nderuar lexues,

“E drejta nuk është diçka që dikush të jep, por diçka që askush nuk mund të të marr”
Si institucion gjyqësor kemi krijuar një traditë të mirë të bashkëpunimit me shumë partner të cilën tashmë e kemi zgjeruar me institucionet arsimore, me organizatat aktive të shoqërisë civile e që qëllimi kryesor i yni është transparenca e punës së gjykatës.

Gjykata Themelore e Prizrenit synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës në gjykatë nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare ëëë.gjyqesori-rks.org, ku publiku ka qasje edhe në publikimin e aktgjykimeve të plotfuqishme ku gjykata ka arritur që në tre mujorin e tretë të vitit 2019 ti publikoj rreth 509 aktgjykime të plotfuqishme, ndërsa gjithsej janë publikuar 2650 aktgjykime të plotfuqishme. Sa i përket regjistrimit të lëndëve të vjetra në sistemin SMIL lëndët kanë arritur të përfundohen 100%, falë angazhimit maksimal të stafit shtesë në gjykatë.

Misioni i kësaj gjykate është pavarësia dhe paanshmëria në ndarjen e drejtësisë. Ky sukses i kësaj gjykate ka arritur falë punës profesionale të gjyqtarëve, të stafit administartiv të cilët kanë rol kyç në funksionimin e gjykatës.
Përpjekje për avancimin e frymës së bashkëpunimit midis qytetarëve dhe gjykatës është edhe vazhdimi i publikimit të buletinit informativ nr.16 që ka bërë një hap pozitiv sa i përket informimit të qytetarëve me sistemin e drejtësisë në përgjithësi dhe punën e gjykatës në veçanti. Ky publikim periodik do të ofroj informacione për punën e gjykatës, statistikat e trajtimit të lëndëve, aktivitetet dhe projektet, qasjen e qytetarëve në gjykatë, përfshirjen e mediave dhe të tjera në shërbim të transparencës dhe llogaridhënies karshi qytetarëve.

Përveç suksesit, kjo gjykatë ka edhe sfidat me të cilat po ballafaqohet çdo ditë. Njëra ndër sfidat kryesore të gjykatës është mungesa e gjyqtarëve, mungesa e bashkëpunëtorëve profesional, stafit administrativ, mungesën e përkthyesëve, e të cilat paraqesin një sfidë sa i përket punës së kësaj gjykate.

Sfidë tjetër kemi edhe mungesën e hapësirës së gjykatës, ku Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka kërkuar nga Komuna e Prizrenit që të siguroj lokacionin për ndërtimin e objektit të ri, por e njëjta ende nuk i ka dhënë zgjidhje kësaj çështje.
Gjykata Themelore e Prizrenit është gjykatë e hapur e cila do të vazhdoi të investoi në forcimin e standardeve profesionale dhe transparencës.

Më Shumë

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

Hilë Mosi, poeti dhe luftëtari i çlirimit të trojeve shqiptare

Hilë Mosi lindi me 22 Prill 1885 në Shkodër dhe vdiq në shkurt 1933 në Tiranë, biri i Mark Mosit, qe ndër atdhetarët më...

Lajmet e Fundit