14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Ja çfarë kishte shkruar Marquez për bombardimet e NATO’s kundër Serbisë

Gabriel Garcia Marquez-shkrimtarShkrimtar Gabriel Garcia Marquez kishte shkruar më 1999 për bombardimet e NATO’s kundër caqeve serbe. “…Sot ama është e qartë: Kosova nuk është vend i çfarëdoshëm, por njëri ndër qendrat më nevralgjike, dhe agresioni kundrejt Serbisë mund të zgjerohet tmerrësisht shpejt në të gjithë rajonin…” ka shkruar Marquez.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Marquez.

Shokët e mi në NATO

Gabriel Garcia Marquez

Mbetet e paditur për të dy burrat, që më 24 Mars morën vendimin barbar mbi bombardimin e Kosovës, që viktima të rastësisë ishin. Njëri është madrilèn, Javier Solana Madariaga, Sekretari i NATO-s, një humanist 57-vjeçar, profesor i fizikës, si dhe kryesuesi i tre ministrive: Kulturës, Arsimit dhe së Jashtmes. Nga rrethi shoqëror ai njihet padyshim si një intelektual që s’ka mjekër, por që rruhet keq nga nxitimi dhe insomnia. Ai është orator i magjishëm, i sinqertë dhe lexues i të gjithë librave me temë interesante, por edhe i atyre që vërtet s’do ia vlente të lexoheshin. Më habit tej mase që ai deri më tani nuk është bërë pjesë e krijimtarisë letrare. Në të gjithë botën ka pasqyrën e një personi simpatik dhe që buzëqesh. Por në fakt, në sytë e tij, shumë miq lehtë arrijnë ta vështrojnë pikëllimin e Solanës.

Në karrierën politike ka ndjekur hapat e xhaxhait të tij, Salvador de Madariaga, që të jetë pacifist por edhe të mbajë një distancë me njerëzit. Në kohërat e hershme ishte kundër hyrjes së Spanjës në NATO, ndërsa sot, paradoksalisht, mban postin e Sekretarit të organizatës që kryen luftëra. Me fjalë të tjera: një pacifist i jashtëzakonshëm, që çuditërisht, sot u dashka të mbajë flamurin e fillimit të sulmeve militare, mbase më të rrezikshme të shekullit. Por për ne që e njohim mirë, e dimë se veprimet e tilla nuk vijnë nga zemra, por nga detyrat që shpesh të caktojnë të tjerët.

Burri tjetër, që ka përgjegjësi për fillimin e sulmeve të NATO-s, është amerikani Ëesley K. Clark. Ai ka lindur para 55 vjetëve në Little Rock, Arkansas, prej vendit të të cilit vjen edhe shoku i tij, Bill Clinton. Ai përmbylli shkëlqyeshëm akademinë ushtarake në Ëest Point dhe po ashtu vazhdoi studimet e tij në degën e filozofisë, politikës dhe ekonomisë në Universitetin e Oksfordit, Angli. Është simpatik dhe jo shumë ceremonial. Vëllezërit e tij të luftës e paraqesin si njeri me integritet dhe si ushtarak të shkollës së vjetër. Ama, mezi ndokush shqetësohet që pas 4 yjeve të Clark-ut ekziston një ëndërr e parealizuar, që fatet e popujve të zgjidhen me metodën duke përdorur inteligjencën në politikë.

Shoqëria ime e sinqertë me Javier Solanën zgjat prej gati 20 vjetëve. Ndërsa, sa i takon Gjeneralit Clark, atë e kam njohur personalisht para tri viteve në bregdetin e Panamasë. Ishte një takim i organizuar nga ministri i Jashtëm, Jorge Ritter, mbi kanalin e Panamasë. Rrugës për te kanali duhej të kalonim përmes një baze amerikane, ku ne u ndaluam. Pasuan kontrollet e bezdisshme. Kur ne zbrisnim me duart lart nga autobusi, na lajmëruan se gjenerali Clark na pret në zyrën e tij. Ajo që kuptova nga ky takim ishte se skenat sesi pinte dhe fliste Clarku ishin perfekte me rolin e artistit Robert Redford.

Me Retorikën e vjetër të Oksfordit dhe si me mimikat e stërnipit të Scarlet O’Haras, na tregonte mbi botën e tij. Thuajse pa një prolog, filloi me bëmat e tij në Vietnam dhe Bosnjë, postet e tij politike dhe ushtarake në këto vende, si dhe gjëra të tjera të ngjashme. Nuk e di nëse arriti të kuptojë se ai na zhgënjeu të gjithëve. Ai thjesht kishte bërë një monolog të gjatë me veten. Mendimet e mia me të tijat ishin thjesht divergjente dhe aspak të ngjashme.

Sot ama është e qartë: Kosova nuk është vend i çfarëdoshëm, por njëri ndër qendrat më nevralgjike, dhe agresioni kundrejt Serbisë mund të zgjerohet tmerrësisht shpejt në të gjithë rajonin. Këto nuk janë lajme të mira për një intelektual që nuk deshi asnjëherë të jetë ushtarak, si dhe për një ushtarak, i cili mbase ëndërronte një intelektual të jetë. Por që të dy këta tipat po promovojnë me veprimet e tyre Luftën e Tretë Botërore.

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Suharekë, vodhën një lopë

Ditën e premte në Suharekë janë arrestuar tre persona, nën dyshimin se kanë vjedhur një kafshë. Kafsha në fjalë i është kthyer pronarit të vet. Kliko ...

Osmani ia jep Medaljen Presidenciale të Meritave rock grupit ‘Oda’

Presidentja Vjosa Osmani, në një ceremoni të mbajtur dje në Presidencë, ia ka dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave rock grupit “Oda” për promovimin e...

Lajmet e Fundit