9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Ja kush janë gratë ministre të PDK’së

thaci me graDerisa gara mes burrave të partive politike për vendet ministrore është bërë jashtëzakonisht e ashpër, një garë më e heshtur po zhvillohet edhe mes grave. Gazeta Express ka arritur të mësojë emrat e zonjave që pritet të përfshihet në Qeverinë e ardhshme nga Partia Demokratike e Kosovës.

Qeveria e ardhshme e koalicionit PDK-LDK pritet të ketë më shumë zonja sesa Qeveria e shkuar. Të paktën ky është zotimi i lidershipit të dy partive. Derisa në LDK përmendet Teuta Sahatçiu si një prej grave që do të përfshihet në ekzekutivin e ardhshëm, një listë me e madhe po qarkullon në PDK.

Gazeta Express ka mësuar emrat e grave të PDK’së që do të përfshihen në Kabinetin e Isa Mustafës.

Kryesisht bëhet fjalë për gra të reja, të shkolluara në botën perëndimore dhe të dëshmuara në pozitat që kanë mbajtur më herët.

Një zyrtar i lartë i PDK’së tha se në kabinetin e ardhshëm qeveritar do të jetë Dhurata Sadiku-Hoxha, Këshilltarja aktuale e Kryeministit Thaçi, Mrika Tahiri, ish-Drejtoresha e AKP’së, Laura Zherka, një prej grave të Kryesisë së PDK’së, më pas Mrika Kotorri e Kabinetit Thaçi II, ish-ministrja Justina Shiroka Pula dhe Nënkryetarja e PDK’së, Margarita Kadriu.

“Këto janë emrat që qarkullojnë aktualisht. Sigurisht do të ketë edhe emra të tjerë, meqenëse disa femra do të sistemohen në poste zëvendësministrore”, ka treguar burimi i Gazetës Express.

Më Shumë

S’është në Evropë, por në Kosovë – fshati Bellanicë shembull për të tjerët

Nuk është në Evropë por në Kosovë. Bëhet fjalë për fshatin Bellanicë në Malishevë. Bukuria, pastërtia e pamja mahnitëse janë disa nga karekteristikat e këtij...

Aksion pranveror në Prizren, nis mbledhja e mbeturinave të vëllimshme

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, nga sot do të fillojë aksionin...

Lajmet e Fundit