-0.2 C
Prizren
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Joshua kundër Pulevit më 12 dhjetor

Bokseri britanik Anthony Joshua do t’i mbrojë titujt IBF, WBA dhe WBO më 12 dhjetor kundër bullgarit Kubrat Pulev.

Pulev është sfidues i detyrueshëm i Joshuas sipas versionit IBF. Meçi do të zhvillohet në palestrën O2 të Londrës, ka njoftuar Sky Sport të premten.

Joshua, në rast fitoreje, e hap rrugën për një përballje me Tyson Furyn, për ta përcaktuar kampionin e padiskutueshëm në peshën e rëndë.

Fury mban titullin WBC. Fury ndërkohë do të boksojë edhe vetë më 5 dhjetor, por që kundërshtari ende nuk i është caktuar.

Në fakt, meçi mes Joshuas dhe Pulevit ishte paraparë të zhvillohej më 20 qershor në stadiumin e Tottenhamit në Londër. Por, për shkak të pandemisë globale Covid-19, lufta është shtyrë.

Më Shumë

Prizren, hapet ekspozita `Gjenocidi serb në Kosovë 1998-1999

Sot, në Prizren, është hapur ekspozita “Gjenocidi serb në Kosovë 1998-1999”,  realizuar nga prof. dr. Nusret Pllana, Hasan Morina dhe Esat Shala.   Bëhet e ditur se...

Hekuran Murati tregon arritjen historike, ‘e qepëm thesin e shqyer’

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar në Facebook se deficiti buxhetor është zvogëluar në rekord historik. Murati ka thënë se Financat publike janë kthyer...

Lajmet e Fundit