14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kandidati për kryetar të OAK: Profesioni i avokatit nëpërkëmbet pa justifikim, kjo s’do lejohet

Yll Zekaj, kandidat për kryetar të Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), në emisionin “Tempus” në KTV, tha se profesioni i avokatit nëpërkëmbet pa justifikim dhe se pabarazia si palë në procedurë ndaj avokatit vërehet që nga hyrja në Pallatin e Drejtësisë.

“Është fakt që pozita e avokatit sot është e nëpërkëmbur nëpër institucione por ndoshta jo ekskluzivisht me fajin e institucioneve, por edhe me një mungesë të një zëri nga ata që duhet ta mbrojnë avokatin. E thamë që sot e kemi një problem të qasjes në hapësirat e gjykatave, në Pallatin e Drejtësisë, avokati duhet të shënojë emrin dhe mbiemrin, domethënë barazohet avokati me një palë të rëndomtë kur konsiderohet që avokati si zyre të dytë përveç zyrës së tij e ka edhe objektet e gjykatave për shkak se është në prezencën e tij fizike për çdo ditë dhe disa herë në ditë në këto gjykata për të ofruar mbrojtje dhe përfaqësim të palëve në këto procedura”, tha Zekaj, duke theksuar se ky është një problem të ri.

Ai tha se këtë do ta kuptonte nëse do të ishte e njëjtë edhe për prokurorin, por që nuk ka barazi të palëve në procedurë.

“Prokurori kalon pa asnjë procedurë derisa avokati ndalet kur e dimë që të dy; edhe avokati edhe prokurori janë palë në procedurë, përkatësisht avokati është përfaqësues i palës në procedurë. Qysh në hyrje të objektit nuk ka barazi të palëve në procedurë”, tha ai.

Zekaj pati kritika edhe për Shërbimin Korrektues të Kosovës në trajtimin e avokatëve.

“Mos të flasim edhe në institucione tjera. Në Shërbimin Korrektues sot trajtohet si një qytetar i rëndomtë avokati. Domethënë një kontroll rigoroz i avokatit që e ulë menjëherë dinjitetin dhe reputacionin e tij. Shërbimi Korrektues thirret në raste individuale të shkeljes së avokatëve, por ky nuk është justifikim për t’u trajtuar dhe ulur dinjiteti i avokatit”, tha Zekaj.

Zekaj tha se qasje të tillë kanë të gjitha profesionet tjera duke theksuar se edhe noterët të cilët kanë autorizime publike refuzojnë kërkesat e avokatëve.

“Një qasje të tillë kanë të gjitha profesionet e tjera në raport me avokatin. Nëse e marrim shembull vetëm noterët; sot refuzohet një kërkesë e avokatit pa asnjë justifikim me arsyen se noteri nuk ka kohë për ta kryer një punë të avokatit nëse ajo nuk materializohet dhe nuk është në interes financiar të noterit kur dihet që noterët kanë autorizime publike”, tha Zekaj.

Kandidati për kryetar të OAK, tha se do të marrin masa institucionale ndaj atyre që e nëpërkëmbin autoritetin e avokatit.

“Do ta monitorojmë punën e avokatit, por më shumë do ta monitorojmë punën e bartësve të funksioneve gjyqësore dhe profesioneve të lira në raport me avokatin. Pra, nuk mundet as gjyqtari, as prokurori e as profesionistët e profesioneve të lira ta nëpërkëmbin autoritetin e avokatit pa justifikim se pse po e bëjnë atë punë”, tha Zekaj.

Ai shtoi se do të marrin masa dhe nuk do të lejojnë që avokatët të nëpërkëmben.

“Ne nuk do ta lëmë avokatin që të ballafaqohet individualisht me një institucion sepse është e kot. Ne do të veprojmë institucionalisht”, tha Zekaj duke shtuar se në të kaluarën kanë pasur edhe bastisje të paligjshme të zyrave të avokatëve, përkatësisht pa vendime të gjykatave. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Ulja e temperaturave, MSh-ja: Sot përfundon vendimi për kufizimin e orarit të punës

Pas konsultimeve me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Institutin Hidrometeorologjik, ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vendimi për kufizimin e orarit të punës...

Aktorë me renome po e përcjellin Festivalin ‘PrizrenFest’

Me yjet ndërkombëtare si Marie Christine Barrault nga Franca, Pippo Delbono nga Italia, Fatemeh Motamed-Arya nga Irani, fituese e shumë çmimeve e shumë artistë...

Lajmet e Fundit