5.7 C
Prizren
E premte, 7 Shkurt, 2025

Katër lagje përkrahin kandidatët e Nismës në Prizren

Kandidatët për deputetë nga Nisma Socialdemokrate në Prizren, me një tubim madhështor u pritën nga banorët e lagjeve “11Marsi”, “2 Korriku”, “Dardania” dhe “Petrova”.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se qytetarët anekënd Kosovës janë vënë në përkrahje të projektit për mbrojtje të vlerave kombëtare Me Çlirimtarët, “andaj përkrahja juaj, entuziazmi juaj për të kontribuuar drejtë fitores së madhe, është vula që do të vendoset në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021”.

“Ne sot jemi këtu para jush që ta përçojmë mesazhin tek gjithë qytetarët e Prizrenit se përfaqësimi i zërit të Çlirimtarëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës është domosdoshmëri e kohës, andaj ju ftoj që kështu siç jemi sot të bashkuar, më 14 Shkurt me shumë dashuri t’i japim vulë fitores së madhe të Çlirimtarëve” tha ai.

Kandidatët tjerë për deputet, Albulena Balaj Halimaj, Sabri Micaj, Shukrije Berisha, Fatmir Gërdellaj, Veton Rexhaj dhe Leart Batusha, thanë se entuziazmi i banorëve të kësaj lagje dhe gatishmëria e tyre për të kontribuar në fitoren e madhe të Nismës është e jashtëzakonshme, “andaj dita e 14 shkurtit për ne do të jetë ditë festë, sepse nga ajo ditë do të jehojë edhe më fuqishëm zëri i Çlirimtarëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Më Shumë

Krahasimi mes Bashkimit dhe Trepçës

Finalja e ProCredit Kupës do të vë përballë Bashkimin dhe Trepçën. Këto dy skuadra kanë treguar formë të lartë në ProCredit Superligën e Kosovës, duke...

Nga -26 në fitore, rikthim fenomenal nga lideri pa humbje

Lideri i Ligës së Parë në basketboll, Grapeland, ka rrëmbyer fitoren nga “dora” e New Basketit duke e mposhtur me rezultat 84-89. Skuadra nga Rahoveci,...

Lajmet e Fundit