7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

KDI: Të interpretohet validiteti i votës së anëtarëve me pozita të dyfishta

KDI-NaimCahanaj-ArbenHoxhaInstituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vazhduar me monitorimin e punës se kuvendeve të komunave të regjionit të Prizrenit. Pas zgjedhjeve lokale dhe duke respektuar afatin kohor, të gjitha kuvendet e komunave të regjionit të Prizrenit kanë thirr seancat konstitutive ku kanë dhënë betimin anëtarët e kuvendeve të komunave si dhe kryetarët e komunave të cilët fituan mandat në zgjedhjet lokale 2013.

Gjatë muajit janar 2014, të gjitha kuvendet e komunave të regjionit të Prizrenit kanë thirrur nga një seancë, ku në mes tjerash janë zgjedhë edhe kryesuesit e kuvendeve të komunave në Regjion të Prizrenit derisa Kuvendi i Komunës së Malishevës ka dështuar tri herë radhazi në mbajtjen e mbledhjes që ishte thirrur fillimisht me datë 06.01.2014 për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Malishevës për shkak të bojkotit të punimeve nga ana e partive opozitare të përfaqësuara në këtë institucion duke rrezikuar funksionimin normal të këtij institucioni.

Naim Cahanaj, zyrtarë i KDI-së tha se “referuar neni 2.3 i Udhëzimit Administrativ 2009/01 për procedurën e zgjedhjes dhe përgjegjësit e Kryesuesit i cili thotë “ Kuvendi i komunës me shumicën e thjeshtë të anëtarëve të Kuvendit të Komunës formon komisionin për mbarëvajtjen e procesit të votimit i cili përbëhet nga tre (3) deri në pesë (5) anëtarë të Kuvendit të Komunës”.

”Andaj bazuar në këtë udhëzim Administrativ, dy nga kuvendet e komunave të regjionit të Prizrenit kanë bërë shkelje procedurale me rastin e formimit të komisionit për mbarëvajtjen e procesit të votimit, ku kuvendi i komunës së Prizrenit këtë komision ka përbërë me 7 anëtarë dhe Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka themeluar dy komisione, atë të verifikimit dhe numërimit. Po ashtu, vlen të potencohet se anëtarët e Kuvendit të Komunës së Rahovecit kanë bërë shkelje edhe me rastin e votimit të anëtarëve të kuvendit duke mos votuar në kabinën e votimit por shumica prej tyre kanë votuar në ambient të hapur duke cenuar fshehësin e votës së tyre.

Kuvendi i Komunës së Dragashit gjatë muajit janar ka mbajt një seancë ku pos tjerash në rend dite kishte edhe inicimin e ndryshimit të Statutit të Komunës së Dragashit. Inicimi i ndryshimit të Statutit të Komunës kishte për qëllim rritjen e numrit të drejtorive komunale, iniciativë kjo e ardhur nga ana e Kryetarit të Komunës së Dragashit i cili deri tani është vonuar në konstituimin e qeverisë së tij lokale, ku pos tij një vonesë të tillë kemi edhe nga Kryetari i Komunës së Prizrenit.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) i bënë thirrje kryetarit të Komunës së Dragashit dhe Komunës së Prizrenit që sa më parë të konstituojnë qeverinë lokale dhe asesi të mos tentojnë të rrisin numrin e drejtorive komunal mbi bazën e koalicioneve para dhe pas zgjedhore në formimin e qeverive lokale. Në të kundërtën çdo vonesë në konstituimin e qeverive lokale do te reflektojë në mos angazhimin seriozë në punët e përditshme të kryetarëve të komunave përkatëse. Po ashtu, KDI i bënë thirrje dy kryetarëve që të largojnë tendencat e rritjes së numrit të drejtorive komunale në komunën e Prizrenit dhe Dragashit. Tendencat e tilla rikonfirmojnë shqetësimin e KDI-së për krijimin e legjislacionit sekondarë nga ana e MAPL-së mbi organizimin e administratës komunale dhe numrin e drejtorive sipas komunave përkatëse”, tha Cahanaj.

Arben Hoxha, zyrtar i KDI-së tha se “në kuadër të monitorimit të punës së kuvendeve të komunave të regjionit të Prizrenit kemi identifikuar disa anëtarë të cilët kanë dy pozita publike. Referuar nenit 65.2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale i cili thotë se drejtorët komunal, drejtorët e institucioneve dhe ndërmarrjeve nën autoritetin e komunës dhe nëpunësit civil të administratës së komunës nuk mund të jenë anëtar të kuvendit të Republikës së Kosovës apo kuvendit të komunës të komunës ku ata punojnë, mbajtja e dy pozitave publike është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”.

Lidhur me këtë shqetësim, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka proceduar me kërkesë për qasje në informata në drejtim të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) duke kërkuar sqarim nga kjo e fundit mbi validitetin e votës dhe mbajtjen e pozitave të dyfishta nga disa anëtarë dhe ka kërkuar nëse i është dërguar komunave ndonjë shkresë ligjore apo udhëzim administrativ në lidhje me respektimin e nenit 65.2 të LVL-së.

Në përgjigjen e dërguar nga MAPL thuhet se “janë identifikuar rastet e tilla ku anëtarët kanë dhënë betimin dhe nuk kanë pezulluar marrëdhënien e punës si shërbyes civil si dhe rastet e mos pezullimit të dakorduar të marrëdhënies së punës në shërbimin civil të administratës qendrore dhe lokale, është njoftuar edhe Ministria e Administratë Publike (MAP), e cila bazuar në Shtojcën 11 të Rregullores Nr. 02/2011 Për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive, ka larguar nga lista e pagave të gjithë nëpunësit civil që janë edhe pjesë e Kuvendeve të Komunave”.

”Prandaj për të sqaruar edhe më tej këtë çështje MAPL dhe MAP kanë përgatitur shkresën (e cila së shpejti do të dërgohet ) në Komunat e Republikës së Kosovës, me të cilën është kërkuar nga komunat, si dhe institucionet e nivelit qendror që t’i evitojnë rastet e tilla të pozitave të dyfishta dhe të kërkojnë nga nëpunësit civil të pezullojnë marrëdhënien e punës në shërbimin civil, për periudhën sa zgjatë mandati i tyre si anëtar i Kuvendit të Komunës.

KDI i bënë thirrja MAPL-së që sa më shpejtë të procedojë me shkresë ligjore komunave me qëllim të evitimit dhe respektimit të nenit 65.2 të LVL-së nga ana e anëtarëve që kanë dhënë betimin si anëtarë të Kuvendit të Komunës po ashtu të sqarojë edhe validitetin e votës së këtyre anëtarëve me rastin e votimit të vendimeve kur akoma nuk kanë pezulluar pozicionin e shërbyesit civil apo drejtorë të institucioneve lokale”, tha Arben Hoxha zyrtarë i KDI-së./PrizrenPress.com/

Më Shumë

143 vjet nga beteja më e rëndësishme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot 143-vjetorin e Betejës së Shtimes dhe Slivovës. Kjo konsiderohet si beteja më e rëndësishme që zhvilloi ushtria e Lidhjes Shqiptare...

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.     Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë  kontrollit në automjetin...

Lajmet e Fundit