Kryeziu: Isa, alternativa më e mirë që ka LDK-ja

EqremKryeziu-ldkAnëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, ka deklaruar se nominimi i Isa Mustafës për kryeministër të Kosovës është alternativa më e mirë e kësaj partie. Sipas tij, për momentin në LDK nuk ka ndonjë emër i cili e përfaqëson partinë dhe interesat e saj më mirë.

Ai duke e komentuar votën kundër të ish kryetarit të LDK-së, Fatmir Sejdiu, për kandidaturën e Isa Mustafës për kryeministër, ka theksuar se kjo tregon më së miri se në LDK ka demokraci të brendshme.

“Nuk ka kuptim që të gjithë të votonin pro, duhet të dal dikush i cili voton kundër, a nuk është kjo demokraci. Mirëpo, unë nuk e di nëse vota e Sejdiut kundër këtij nominimi ka arsye tjera, sepse unë nuk e di se çka mendojnë njerëzit, nuk kam aftësi t’i zbuloj mendimet e tyre”, ka thënë Kryeziu për Telegrafin.

Fatmir Sejdiu, ish kryetar i LDK-së dhe ish president i Kosovës, nuk votoi që kandidat për kryeministër të jetë Mustafa. Sipas Sejdiut, LDK-ja ka njerëz më të mirë që mund të kandidojnë për kryeministër, në zgjedhjet e përgjithshme.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Nis sot verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët...

Lajmet e Fundit