19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

KEK-u: Sonte në mesnatë del nga funksioni njësia A-4

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se të shtunën në ora 24:00 njësia A-4 planifikohet për ndalje me qëllim të sanimit të rrjedhjeve të paraqitura në kaldaj.

KEK përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook kanë bërë të ditur se bazuar në praktikat e mëhershme, rikthimi i njësisë në operim pritet të bëhet brenda afatit 4-5 ditorë.

“Sonte dt. 15.10.2022, në ora 24:00 njësia A-4 planifikohet për ndalje me qëllim të sanimit të rrjedhjeve të paraqitura në kalldaj. Bazuar në praktikat e mëhershme, rikthimi i njësisë në operim pritet të bëhet brenda afatit  4-5 ditorë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, KEK-u me kohë ka njoftuar furnizuesin publik dhe kjo njësi nuk është nominuar për të dielën.

“Lidhur me këtë, KEK me kohë ka njoftuar furnizuesin publik dhe kjo njësi nuk është nominuar për dt: 16.10.2022. Në lidhje me zhvillimet e reja, do të njoftoheni me kohë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Më Shumë

Fiton Hajdari largohet nga Liria

Liria e Prizrenit ka ndarë rrugët me futbollistin Fiton Hajdari, duke i shprehur mirënjohjen për kontributin e dhënë gjatë kohës së tij në klub,...

Latifi: Politika e Vetëvendosjes bazohet në inate, me çdo kusht po do ta mbajë pushtetin

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka adresuar një varg kritikash në drejtim të Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti.   Konkretisht, ai...

Lajmet e Fundit