Rrefimi me poshte nuk është tregim fantastiko shkencor që vjen nga ndonjë sistem ku pushteti vete vendoste e vetë vuloste, por është i ditëve të sotme, kur persona që nuk kanë shumë njohuri për futbollin, vetë vendosin e vetë ia vënë vulën, duke i shtrembëruar vemdimet e institucionit ku janë.Kuvendi Komunal i Prizrenit, 41 anëtarët e Kuvendit, rreth 99 përqind nga të cilët kurrë nuk e kanë parë ndonjë ndeshje të Lirisë në vitet e fundit, me vullnetin më të mirë të mundshëm morën vendim që ta shpëtojnë KF “Liria”… që po katandisej keq.
Kuvendi Komunal, në përputhje me kompetencat e veta, formoi një komision, i cili do të punonte në rrugëtimin për ta ndihmuar Lirinë që të dal nga kriza e thellë që po e shpiente, këtë Klub me traditë të Prizrenit, në shkatërrim. Komisioni i Kuvendit Komunal me vendimin e 41 Kuvendarëve morën misionin për ta shpëtuar Lirinë. U themeluan si komision ndërsa rrugës deri në stadiumin e qytetit u shndërruan në kryesi…
Ish kryetrajneri i Lirisë Skender Kapra, në seancën e parë strëvitore pas vendimit të Kuvendit Komunal, provon ta prezentoj komisionin e formuar nga Kuvendi Komunal… Nis të thotë “Këta janë anëtarët e Komisionit të formuar nga Kuve di Komunal…” “Jo…” iu thotë Masar Shala, “…ne jemi kryesia e re e
KF Liria” ndërsa unë kryetari. Si në kohën e…Askush nuk e shtrio pyetjen kush ju zgjodhi juve në kryesi. Mendonin se qëllimi është i mirë dhe u hesht kjo “vetvendosje e vetvulosje”. Hapat që u ndërmorrën në vijim ishin pa takt dhe shihej cart se Lirinë do ta gjej pafatësia në të cilën gjendet. Në pesë gjirot e para në ligën e parë, i ka katër humbje dhe veq një fitore, për tu renditur në fundin e tabelës, dhe kthimi në superligë tashmë duket mision i pamundur. Po thuhet e po shkruhet se Skender Kapra ka dhënë dorëheqje. Skender Kapra është dasht të jap dorëhejqe pas humbjes së pare e më së largu pas humbjes së dytë, por nuk dha, dhe nuk ka dhënë as sot e nuk do të jepte as nesër.
Kryesia që ka “vetvendos dhe vetvulos” që të jetë krysia e KF “Liria” e ka larguar Skender Kaprën jo për arsye të mossuksesit, po për arsye se është në listën e kandidatëve të PDK-së për Kuvendin Komunal, në zgjedhjet e 3 nëntorit, bashkë me Masar Shalën, kryetarin e KF “Liria” dhe tash kur është pak vonë për synimin për ta rikthyer Lirinë në Superligë e ka emëruar Erdogan Celinën kryetrajner të KF “Liria” Shtrohet pyetja cilin mision e ka marr trajneri i mirënjohur Erdogan Celina.
A është ende synimi në Liri ritkhimi në elitën e futbollit të Kosovës, apo tashmë synimet kanë ndryshuar dhe mision është që Liria të mbetet në ligën e parë, sepse, kemi konstatuar përa më shumë se një muaj, para fillimit të garave se nëse vazhdohet kështu, Liriaa rrezikon të bie edhe nga liga e parë. Shpresojmë se kryesia e “vetvendosur dhe vetvulosur” më ne fund të reflektojë dhe t’i dëgjojnë këshillat e Erdogan Celinës.
Nëse ai ju ka premtuar dhe nëse kryesia ia plotëson kushtet me të cilat ka pranuar të jetë kryetrajner “Lirisë” edhe mund ta shpëtoj nga turpi këtë kryesi të Lirisë “të vetëv vendosur dhe vetëvulosur” si kryesi e KF “Liria”