13.8 C
Prizren
E diel, 2 Prill, 2023

Komuna e Dragashit trajnon mësimdhënësit për zbatimin e kurrikulës së re

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Dragashit ka vazhduar me organizimin e trajnimit gjashtëditor me mësimdhënësit për zbatimin në praktik të kurrikulës së re.

Kjo komunë ka bërë me dije se ky trajnim është organizuar me qëllim të ngritjes së njohurive dhe aftësive të mësimdhënësve për mënyrën e mësimdhënies dhe zbatimin e kurrikulës së re.

“Drejtoria Komunale e Arsimit ka organizuar një trajnim gjashtëditor në temën: ‘Zbatimi në praktik i kurrikulës së Kosovës’. Trajnimi disa javor është zhvilluar në disa seminare të ndryshme: ‘Korniza kurrikulare e arsimit parauniversitar në Kosovë’, ‘Aspektet metodologjike dhe praktike të planifikimit dhe të zbatimit të kurrikulës së re’, ‘Metodologjia e mësimdhënies, materialet mësimore dhe vlerësimi i arritjeve të nxënësve’. Mësimdhënësit, përmes këtij trajnimi kishin mundësi të përfitojnë njohuri për kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar në Kosovë, për rëndësinë dhe zbatimin e saj në praktikë, për planifikimin dhe zbatimin e kurrikulës së re dhe për vlerësimin e arritjeve tek nxënësit”, ka njoftuar Komuna e Dragashit.

Më Shumë

Paqartësi për qytetarët lidhur me pagesën e tatimit në pronë, Ministria e Financave nuk përgjigjet

Vendimi për vlerësimin e faturave të tatimit në pronë ka sjell paqartësi lidhur me pagesën e këtij detyrimi. Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK),...

Arrestohen dy persona të kërkuar në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të gjykatës. Ata janë dërguar në vuajtje të dënimit. https://prizrenpress.com/asociation-loyola-gymnasium-shpall-konkurs-per-regjistrimin-e-nxenesve-te-rinj/ • Fsh. Piranë, Prizren 28.03.2023-12:40....

Babait

Lajmet e Fundit