11.9 C
Prizren
E diel, 16 Nëntor, 2025

Komuna e Prizrenit dhe “Caritas”-i vazhdojnë bashkëpunimin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur të premten në takim Miriam Pikaar nga Caritas Europa dhe përfaqësuesit e Caritas Kosova, Alfred Pjetri, Pal Baftijaj e Orhan Miftari.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se krahas bashkëpunimit të mirë e të vazhdueshëm me “Caritas”, u diskutua për zgjerimin e aktiviteteve, në veçanti për ruajtjen dhe trajtimin dinjitoz të qytetarëve në përgjithësi.

Me këtë rast, u fol edhe për rritjen e bashkëpunimit, përmes projekteve të përbashkëta, që t’i dilet në ndihmë personave në nevojë në gjithë territorin e Komunës së Prizrenit.

Aktualisht, Komuna dhe “Caritas” operojnë përmes projekteve të arsimit dhe shëndetësisë, por, në të ardhmen do të shqyrtohen mundësitë për ngritjen e kapaciteteve edhe në kulturë dhe sport.

Më Shumë

Zafir Berisha uron Shaqir Totajn për rizgjedhjen kryetar i Prizrenit

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Prizren, Zafir Berisha, ka uruar Shaqir Totajn për rizgjedhjen e tij në krye të Komunës së Prizrenit. “Urime Shaqë fitoren....

Gjendet një mjet i pashpërthyer në fshatin Papaz të Suharekës

Një mjet i pashpërthyer është gjetur pasditën e së premtes, në fshatin Papaz të Suharekës. Nga policia bëjnë me dije se mjeti i dyshimtë është...

Lajmet e Fundit