7.4 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

Komuna e Rahovecit ua kërkon dëshminë e vaksinimit punonjësve publik

Komuna e Rahovecit ka njoftuar të gjithë punonjësit e institucioneve publike, shërbyesit civil, zyrtarët publik, mjekët, infermierët, mësimdhënësit, zjarrfikësit, punëtorët teknik si dhe personeli i ndërmarrjeve publike, se nga data 13 shtator do të iu kërkohet dëshmia e vaksinimit për të hyr në vendet e tyre të punës.

Në njoftimin për medie të komunës përmenden edhe dëshmitë tjera që duhet t`i kenë punonjësit e institucioneve publike për të vazhduar punën. “Në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës: 1.Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19; 2.Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë; 3.Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultati pozitiv i testit të antitrupave Serologjik – IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; 4.Testi i shpejtë antigjen negativ, jo më i vjetër se 48 orë”, është thënë në njoftimin e komunës.

Sipas komunës, punonjësit e lartpërmendur nga data 13 shtator 2021 nuk do të mund të hyjnë në vendin e punës nëse nuk posedojnë njërën nga dëshmitë e shënuara më lartë. “Kjo masë parandaluese merret duke marrë parasysh shtimin e numrit të rasteve pozitive dhe numrit të madh të rasteve të vdekjeve me COVID-19 në Republikën e Kosovës, ku nga këto raste nuk është anashkaluar as komuna e Rahovecit. Andaj, me këtë rast u bëj thirrje të gjithë punonjësve të institucioneve publike dhe ndërmarrjeve publike në komunën e Rahovecit që të bëjnë vaksinimin e tyre me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe të nëpunësve të tjerë”, është thënë në njoftim.

Më Shumë

Junior 06 dominon Penzën në gjysmëfinalen e parë U14

Ekipi i vajzave U14, Junior 06 Moni Bau, ka shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 60:26, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-Off”-it. Ndeshja...

Liria në kërkim të pikëve të reja në Istog

Liria do të vazhdojë garën në Raiffeisen Liga e Parë me një transfertë të rëndësishme ndaj Istogut, në kuadër të javës së 26-të të...

Lajmet e Fundit