21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Koreja e Jugut shpall zi kombëtare

Presidenti i Koresë së Jugut ka shpallur një periudhë zie kombëtare për shkak të një tollovie që u shkaktua gjatë festimeve të Halloween-it, ku mbetën të vdekur 151 persona dhe 82 të tjerë u lënduan.

Presidenti Yoon Suk-yeol shprehu ngushëllimet për viktimat dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit në një deklaratë të dielën, përpara se të vizitonte vendin e përplasjes së turmës.

“Kjo është vërtet tragjike. Një tragjedi dhe fatkeqësi që nuk duhej të kishte ndodhur në zemër të Seulit mbrëmë”, ka thënë Suk-yeol.

Viktimat u shtypën nga një turmë e madhe që po shkonte përpara në një rrugë të ngushtë gjatë festimeve të Halloween pranë hotelit Hamilton në zonën Itaewon, shkruan “Skynews”.

Më Shumë

Zyrtare: Ylli bëhet me trajner të ri

K.B. Golden Eagle Ylli është bërë më trajneri të ri. Trajneri i njohur zyrtarisht është emëruar në krye të bankinës së skuadrës nga Suhareka. Ylli përmes...

Ferma e zogjëve brojlerë në Korishë i plotëson standardet për eksport në BE

Nga një fermë e vogël me kapacitete të kufizuara gjashtë vite më parë, deri te një investim prej mbi 3 milionë eurosh. Ky është...

Lajmet e Fundit