Kryeministri Kurti darkon me romancierin, Orhan Pamuk

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka darkuar me romancierin turk, Orhan Pamuk, ndërsa thotë se tri orë e gjysmë që ndau me të, i ikën si minutat.

Ai shprehet se ishte Pamuku ai që e ftoi në darkë, ndërsa po kryeministri shton se ai është aq i interesuar për Kosovën dhe shqiptarët, transmeton klankosova.tv.

”Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Bal?k-Cihangir të lagjes Beyo?lu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme. Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”.

Më Shumë

Hasani flet për deklaratën e Totajt: Ishte mendim personal, kandidimi im u vendos sipas rregullave të partisë

Kandidat për deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Nait Hasani, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Prizren, Shaqir Totaj, i cili pak para publikimit...

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Lajmet e Fundit