12.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Kryetari i ri i Malishevës: Skenës politike të Kosovës i duhet lidershipi i Nismës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati në “Sytë shtatë” në Klan Kosova ka folur për planet e tij si kryetar i kësaj komune.

Kastrati foli për projektin “Malisheva urabane”, për të cilin ai tha se nënkupton një projekti zhvillimor urbanistik për komunën e tyre.

“Komuna jonë është zhvilluar në një shkallë të tillë që e imponon që tani e tutje të jetë e urbanizuar, ashtu sikurse qytetet e tjera. Me urbanizimin e Malishevës ne nënkuptojmë hartimin e hartave zonale, caktimin e zonave urbanistike dhe sigurisht edhe përpilimin e një projekti zhvillimor urbanistik për komunën tonë, me qëllim që të gjitha dobësitë apo mangësitë t’i eliminojmë dhe kështu Malisheva të jetë e urbanizuar ta ketë pamjen që e dëshirojnë qytetarët”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu foli edhe për partinë së cilës i përketë, për të cilën tha se do të vazhdojë me aktivitete dhe punë në gjithë vendin, përcjell Klankosova.tv.

“Nisma Socialdemokrate do të vazhdojë aktivitetet dhe punën në tërë Kosovën dhe zgjedhjet e ardhshme lokale dhe nacionale do të na gjejnë më të përgatitur. Besoj në rikthim, sepse skenës politike të Kosovës i duhet lidershipi jonë”, tha Kastrati.

Kryetari i Malishevës tha se Kosovës qeverisja e Malishevës do të duhej të merret shembull për mirëqeverisje.

“Shembulli i qeverisjes në Malishevë, do të duhej që të krahasohet me komunat e tjera, por të merret edhe shembull për mirëqeverisje. Ne do të vazhdojmë të punojmë që kjo qeverisje edhe më të tutje të përmirësohet dhe të avansohet në shkallë më të larta me qëllim që të kemi një pamje më të mirë se si qeveriset komuna nga Nisma Socialdemokrate”, shtoi Kastrat

Më Shumë

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

69 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

69 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 27 nga këto aksidente janë me të lënduar, ndërkaq 42 me dëme...

Lajmet e Fundit