Kujdes me heshtjen, PZAP dënon edhe për një tag në Facebook

facebookKushdo që e njofton Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) se ndonjë kandidat për deputet ka thyer heshtjen zgjedhore qoftë edhe duke ia bërë dikush tag (etiketim) në foto do të gjobitet. Për një tag në zgjedhjet e fundit lokale një aktiviste partiake ishte dënuar 300 euro
Alma Lama ishte dënuar në zgjedhjet e kaluara me 300 euro vetëm pse mbi foton e saj ishte bërë një etiketim (tag).

Ndërkohë, edhe pse ka filluar heshtja zgjedhore, disa kandidatë po vazhdojnë të publikojnë mesazhe që thërrasin për ndryshim. I fundit që e ka bërë këtë është kandidati i VV-së, Dardan Sejdiu, duke publikuar një poezi të Nolit, e cila thërret për ndryshime.

Ndërkohë, Alma Lama e pati cilësuar si të padrejtë vendimin e PZAP’it pasi kishte konstatuar se rrjetet sociale janë private e jo publike. Por, në fakt, rrjetet sociale edhe me vendime gjyqësore konsiderohen se janë hapësira publike pasi aty kanë qasje më shumë se dy persona si dhe rrjetet sociale janë formë e medieve, transmeton express.

“Dje u njoftova se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, paska dënuar me gjobë LDK-në për shkak se unë kam publikuar një foto me deputeten Vjosa Osmani, gjatë ditës së zgjedhjeve (ne fakt e kam publikuar me 31 tetor por si duket kam pranuar ndonjë tag me 3 nëntor) në rrjetin social Facebook. Ankesa qenka bërë nga BIRN, me pretendimin e thyerjes së heshtjes zgjedhore, duke u mbështetur në nenin 36.1, pika b) të LZP-së që përcakton se “njëzetekatër (24) orë para hapjes së qendrave të votimit për hedhjen e votës e deri në mbylljen e tyre, subjekteve politike, mbështetësve ose kandidatëve të tyre u ndalohet bërja e fushatës në çfarëdo mënyre”, kishte sqaruar Lama, në atë kohë.

Më Shumë

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Lajmet e Fundit