9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Kulmi i vulgaritetit

Në vitin 1957 kompania diskografike “Festivali i Parisit” prodhoi shtypi dhe shpërndau një album dedikuar Selin me titull “Lui-Ferdinand Selin ju flet”. Albumi, diçka që sot është mjaft e rrallë, përfshinte në anën B ekstraktet e librit “Udhëtim në fund të natës”, të lexuara nga Pier Braso dhe “Vdekje me kredi” nga Arleti, dhe në anën A një monolog interesant të vetë Selin, i regjistruar në 22 tetor 1957, mbi veprën, stilin, lexuesit e tij dhe shoqërinë franceze, një pjesë të së cilës po e publikojmë më poshtë.

Një libër që plotëson boshllëqet editoriale

Atëherë për të qenë i sinqertë, shoh romanet e bashkëkohësve të mi dhe them: “Ka punë, por një punë e panevojshme”. Kjo është ajo që mendoj. Për shkak se ata nuk janë as në hapin dhe as në ritmin e epokës. Rritmi i kohës, eh, mirë, Zoti im… Duhet të kihet parasysh se romani, për shkak se për këtë bëhet fjalë, pasi mbi këtë më kërkohet të jap mendimin tim, romani nuk ka më misionin që kishte; nuk është më një organ informimi.

Në kohën e Balzakut, duke lexuar veprat e tij zbuloje jetën e një mjeku në fshat; në kohën e Floberit jetën e tradhtive bashkëshortore tek Bovaria etj etj. Tashmë ne jemi të informuar për të gjitha këto çështje, madje shumë të informuar: nga shtypi, gjykatat, televizioni dhe studimet mjekësoro-sociale. Oh! Nuk ka më histori, nuk ka më dokumente, fotografi … Nuk ka më nevojë për gjitha këto. Besoj se roli të dokumentimit, edhe psikologjik, tek romani i ka ardhur fundi, dhe kjo është përshtypja ime.

Dhe atëherë, çfarë i mbetet?

E pra, nuk i mbetet shumë, i mbetet stili, dhe pastaj rrethanat në të cilat gjendet njeriu i mirë. Prusti me sa duket ndodhej në botën e bukur, eh, mirë, ai rrëfen botën e shndritshme, atë që duket, dhe pastaj në fund dramat e vogla të homoseksualëve. Dakord. Shumë mirë. Me pak fjalë, duhet të qëndrosh ulur në rreshtin në të cilin të ka vendosur jeta, dhe të mos dalësh nga aty, në mënyrë që të mbledhësh gjithçka që ekziston, dhe pastaj për ta transpozosh gjithçka në stil.

Prandaj, është çështja e stilit. E pra, me stil unë cilësoj të gjitha këto gjëra këtu, të ngjashme me diplomën e shkollës së mesme, stilin e gazetës së zakonshme, të njëjtin ton të fjalimeve, të deklaratave në parlament, domethënë një stil fjalëshumë, që mund të jetë elokuent, por me siguri joemocional.

Shikoj sesi impresionistët duhet të vëzhgonin piktorët e kohës së tyre, të cilët nga ana e tyre mbanin kryesimin. Qartësisht impresioniste, kur shikoja në kishën Overit tabllotë e një piktori të kohës, një piktori të mirë të kohës, dhe që nuk është se ishte një Van Gog! Dhe tjetri thoshte: “Por ky është një horror, është një kriminel, duhet vrarë!”. E pra, mesa duket mendojnë ende kështu mbi librat e mi. Ata thonë, po ky tipi, çfarë ka që nuk shkon më të, dhe kështu me rradhë…

E pra, unë them se atë që bëjnë ata janë romane të padobishëm, pasi ajo që ka rëndësi është stili, dhe për stilin askush nuk dëshiron të jepet. Kërkon shumë punë, dhe njerëzve nuk u pëlqen puna, nuk jetojnë për të punuar, jetojnë për të gëzuar jetën, dhe kjo gjë nuk u lejon kryerjen e shumë punëve, në një kohë që libri kërkon shumë, shumë punë.

Impresionistët ishin punëtorë të mëdhenj. Pa punë, nuk mund të arrini shumë. Është shprehia e natyrshme, por ajo është vërtetë e dëmshme. Duhet që ajo që shkruan të ngjisë në faqe. Për të mbajtur në normë një faqe, kërkohet një përpjekje e madhe. Mendoj se kjo është diçka që duhet bërë në mënyrë të plotë:një stil. Dhe sa për stilet, dihet se nuk ka shumë në një epokë të caktuar. Pa qenë mendjemadh, them se nuk ka shumë syresh. Janë tre ose katër për çdo brez; duhet thënë e vërteta, pasi nëse nuk e them unë, nuk do ta thotë askush tjeër.

Me pak fjalë, tek e fundit ata janë vetë dekadentë; nuk zgjasin më shumë se një epokë. Ekziston një perceptim mbi jetën, një filozofi e përgjithshme, se jeta është e përjetshme, nuk është e vërtetë, se jeta fillon në moshën 60, 40, 50- vjeçare… Jo! Jo! Jo! Ajo është kalimtare! Pra, është koha që qeveris, dhe nuk është se zgjat përgjithmonë.

Zhorzh Sand bënte tallej me fytyrat e zhubrosura të oborrtarëve të moshuar. Por nëse do e shihnim vetë atë tani, do na dukej krejtësisht qesharake. Pra, ka një kohë, një kohë të saktë. Shikoni historitë e mëdha. Çfarë mbetet nga teatri? Jo shumë. Deomos rikthehemi sërish tek Shekspiri. Shekspiri, ka stofin e tij, kjo e shpëton atë. Pra vendoset jashtë kohës së tij. Atje ka fituar. Aq sa nëse recitojmë Shakspirin të veshur me rroba moderne, e dimë se është e shëmtuar, se nuk ka efektin e duhur.

Jo, jo. Ka një seri të tërë rrethanash që do të kontribuojnë. Pastaj, thonë:romanet e Selin, çfarë mundimi i kotë, çfarë mërzie etj:për shkak se unë nuk kam stilin e diplomës së shkollës së mesme, atë të gjithëpranuar, stilin e zakonshëm të gazetës, stilin e diplomantit në letërsi. Stilet që realisht të vetë-imponohen, formalisht, dhe që mbajnë dhe rezistojnë edhe më tej, dhe tani do t’ua them se pse, pak e nga pak.

Kthehemi tek stili. Ky stil, është një mënyrë e caktuar për imponuar frazat, për t’i nxjerrë ato nga kuptimi i tyre i zakonshëm, dhe pastaj t’i mjegullosh, t’i zhvendosësh, dhe duke e detyruar kësisoj lexuesin të zhvendosë kuptimin e tij … Por butësisht! Oh! Shumë butësisht! Pse e gjitha kjo, nëse e bëni të rëndë, është një gabim, dhe gabimi… Kjo, pra kërkon mjaft shkëputje, nga ndjeshmëria; ëstë shumë e vështirë për t’u realizuar, pasi duhet të silleni rreth … Rreth çfarë? Rreth emocionit.

Atëherë, dua t’i kthehemit sulmit tim të madh ndaj Fjalës. Ju e dini, në Shkrimet e Shenjta, është shkruar:”Në fillim ishte Fjala”. Jo! Në fillim ishte emocioni… Fjala erdhi më pas, për të zëvendësuar emocionin, ashtu si vrapimi trokthi zëvendëson galopin tek kuajt, ndërkohë që ligji natyror i kalit është galopant, jo trokthI; detyrohet të bëjë këtë të fundit.

E nxorën njeriun nga poema emocionale për ta futur tek dialektika, domethënë tek llomotitjet apo jo? Apo tek idetë. Ide, asgjë më vulgare se sa ato. Enciklopeditë janë plot ide, ka plot dyzet vëllime, të mëdha, të mbushura me ide. Veç të tjerash shumë të mira. Brilante. Që kanë bërë epokën e tyre. Por nuk është ky thelbi. Kjo nuk është fusha ime, idetë, mesazhet.

Unë nuk jam një njeri mesazhesh. Unë nuk jam një njeri i ideve. Jam një njeri i stilit. Stili, para të cilit bllokohen të gjithë, askush nuk angazhohet në këtë fushë. Për shkak se është një punë e vështirë. Ka të bëjë me marrjen e frazave, sikurse e thashë më parë, dhe mjegullimin e tyre. Ose një tjetër imazh:nëse merret një shkop dhe dëshirohet të duket i drejtë në ujë, më së pari duhet thyer, sepse përthyerja bën që nëse e vendos shkopin në ujë, ai do të duket i thyer.

Pra, duhet thyer para se ta zhysësh në ujë. Kjo është një punë, një punë e vërtetë. Është puna e vështirë e shkrimtarit me stil. Njerëzit shpesh vijnë tek unë dhe më thonë: “Duket që ju shkruani lehtësisht” Por jo! Unë nuk shkruaj lehtësisht! Vetëm me vështirësi të madhe! Dhe për më tepër e shkruara më mposht.

Dhe kjo duhet të bëhet me shumë finesë, shumë butë. Duhen 80.000 faqe për të krijuar 800 faqe dorëshkrim, ku puna është fshirë. Është normale që kjo të ndodhë. Kjo duket madje. Nuk është se lexuesi duhet të shohë punën. Ai është një pasagjer. Duke e blerë librin, e ka paguar vendin e tij.

Il Giornale / Bota.al

Më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve – sërish pritet me protesta, marshe e aksione në Kosovë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në Kosovë Rëndom, si vitet paraprake, edhe ky vit e gjen vendin me protesta e pakënaqësi nga punëtorët. Sindikata e...

Vdes tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva

Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian Gashi. I ndjeri ishte nga qyteti i Malishevës. 30-vjeçari humbi jetën mëngjesin e sotëm...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit