27.7 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Kur dalin pagesat për skemat sociale dhe pensionale?

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka dalë me një njoftim në Facebook.

Aty ua ka rikujtuar të gjithë përfituesve ndryshimin e datave të pagesave.

Duke filluar nga ky muaj, pagesat e këtyre skemave do të ekzekutohen si në vijim:

?Me datë 15 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat e skemave sociale dhe skemat pensionale që nuk kanë nevojë për procesin e verifikimit me ATK;
?Me datë 20 të çdo muaji do të ekzekutohen pensionet e veteranëve dhe pensionet tjera që kanë nevojë për procesin e verifikimit me ATK (pensionet e Trepçës dhe ato familjare);
?Me datë 24 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat për masat aktive të tregut të punës;
?Me datë 25 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat për lehonat e punësuara dhe të pa puna, si dhe shtesat për fëmijë;
?Me datë 29 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat e ndihmave sociale dhe masat tjera të veçanta nga Pako e Ringjalljes Ekonomike

Më Shumë

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël godet financiarisht fermerët

Të enjten (3 korrik) është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes PPR (Murtaja e Ruminantëve të Vegjël) në vendin tonë, gjegjësisht në një fermë...

Reduktime të ujit në Suharekë për shkak të konsumit të lartë dhe keqpërdorimeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Njësia Suharekë ka paralajmëruar se nga data 2 korrik do të nisë zbatimi i reduktimeve të...

Lajmet e Fundit