24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Lajm i keq nga kufiri: Mërgimtarëve nga Kosova po ia kthejnë specat për turshi autoritetet

Shumë mërgimtarë nga shumë vende të Evropës kanë ardhur të vizitojnë Kosovën. Muaji tetor ishte muaji që kishte numër të madh të diasporës shqiptare në vendlindje.

Duke qenë se jemi në kohë vjeshte dhe traditcionalisht në mënyrë të veçantë në kulturën e ushqimeve shqiptare gjithmonë kanë qenë të pranishme edhe përgaditja e turshiave në mënyrë të veçantë.

Kultivimi i ushqimeve bujqësore në Kosovë është e pasur, sidomos produktet e specave të llojeve të ndryshme.

Shumë mërgimtar po marrin me vete produkte bujqësore (speca) në veturat e tyre, për t’u nisur drejt shteteve të evropës ku ata jetojnë.

Mirëpo, informacionet e fundit, tregojnë se autoritetet kufitare hungareze nuk po i lejojnë mërgimtarëve që të marrin produkte vjeshtore nga Kosova.

Fotografia e mëposhtme është dërguar një mërgimtar i cili ishte duke pritur në kufirin Serbi-Hungari dhe të gjithë mërgimtarve,  produktet bujqësore u janë ndaluar në kufi. /Albinfo.ch.

 

Më Shumë

Kastrati: Hartimi i përbashkët i buxhetit është llogaridhënie dhe transparencë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar se përfshirja e qytetarëve në hartimin e buxhetit është thelbësore për forcimin e qeverisjes lokale,...

Adhuruesi i kafshëve nga Gjermania vjen në Prizren për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes së qenve endacakë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot Michael Berger, adhurues i kafshëve nga Gjermania, i cili ka shprehur interes për t’u bashkuar...

Lajmet e Fundit